Pas karburanteve, rritjes e çmimeve ka përfshirë edhe fruta-perimet në Lezhë. Brenda një kohe të shkurtër, në tregun e qytetit, produktet bazë të konsumit janë dyfishuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e fuqisë blerëse.
Sipas qytetarëve, çmimet janë të papërballueshme krahasuar me të ardhurat e tyre, duke i detyruar të kufizojnë blerjet e përditshme. Këtë situatë e konfirmojnë edhe vetë tregtarët, të cilët shprehen për një rënie të konsumit.
“Janë shumë të shtrenjta, s’kemi ç’ të bëjmë”, tha një qytetare.
“Me pensionin që kemi nuk ia dalim dot me blerjet”, tha një qytetar.
Rritja e menjëhershme e çmimeve në Lezhë po ndikon ndjeshëm në ekonominë e shumë familjeve, të cilat kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për ta.
Komente











