Rriten rastet e reja me COVID në vend, 1215 qytetarë rezultojnë pozitiv! 2 humbje jete

Rriten rastet e reja me COVID në vend, 1215 qytetarë rezultojnë pozitiv! 2 humbje jete

Spitali Infektiv

TIRANË- Rastet e reja me Covid në vend janë rritur ndjeshëm, krahasuar me një ditë më parë. Nga 2623 testime të kryera në 24 orët e fundit, 1215 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID. Ndërkohë si pasojë e sëmundjes së koronavirusit 2 qytetarë kanë ndërruar jetë, një qytetar nga Kavaja 45 vjeç dhe një qytetar nga Gjirokastra 84 vjeç.  

Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 27 pacientë. Sakaq janë shëruar 646 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,649 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë 6,226 qytetarë aktivë me Covid19 janë në të gjithë vendin.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

1215 qytetarë, në këto bashki:

617 në Tiranë, 121 në Durrës, 53 në Vlorë, 48 në Lushnje, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamëz, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull.

Statistika (12 Korrik 2022)

Raste të reja ditore          1215

Të shëruar në 24 orë        646

Të shtruar në spitale          27

Humbje jete në 24 orë         2

Testime ditore                  2623

Testime totale               1,869,375

Raste pozitive                  289,391

Raste të shëruara              279,649

Raste Aktive                        6,226

Humbje jete                         3,516

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,959

Durrës                    468

Fier                                          418

Vlorë                        365

Berat                        185

Shkodër                                 190

Elbasan                   179

Gjirokastër           143

Lezhë                      132

Korçë                        91

Dibër                         65

Kukës                        31

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Partia anti-Berisha: Keqardhje për vendimin e Kushtetueses! Deputetët do zgjidhen nga kryetarët e jo qytetarët! Ne do zbatojë listat e hapura, të tjerët të na bashkohen

Partia anti-Berisha: Keqardhje për vendimin e Kushtetueses! Deputetët do zgjidhen nga kryetarët e jo qytetarët! Ne do zbatojë listat e hapura, të tjerët të na bashkohen