Nëpërmjet projektligjit të mbrritur në Kuvend “Për planifi kimin e territorit” qeveria propozon rritjen e gjobave. Masa e gjobave për të parandaluar fenomenin e ndërtimeve informale do ndryshojë në përpjesëtim të zhdrejtë me vlerën e objektit. Ministria e Punëve Publike ka paraqitur para Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ndryshimet në ligjin për planifi kimin e territorit.

Kështu, çdo banesë që vlerësohet deri në 10 milionë lekë do të paguajë 30% të vlerës, për banesat deri në 50 milionë lekë do të paguhet 20 % e vlerës dhe për ato mbi 50 milionë lekë 15% e vlerës. Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar ndryshimet në ligj dhe kanë kërkuar zhvillimin e bisedimeve me palët e interesit. Zv/ministri Ernest Noka, tha se, ndryshimet në ligj parashikojnë eliminimin e ndërtimeve informale dhe rritjen e përgjegjësive për pushtetin vendor.

Ndër ndryshimet e tjera që prek ligji është edhe heqja e miratimit nga KRT për planet e detajuara të pushtetit vendor. Pas miratimit të planeve të përgjithshme, ndryshimet do mund të bëhen nga vetë vendorët nën monitorimin e këshillit teknik të çdo njësie vendore. Komisioni miratoi ndryshimet pa votat e opozitës.

Por opozita e kundërshtoi këtë nisëm, pas sipas deputetit Shalsi është marrë pa konsulta më parë me grupet e interesit. “Një ligj i miratuar 4 vite më parë ende pa fi lluar zbatimi tij ndryshon shumë nene të rëndësishme. Që nga 2009 ky ligj s’është zbatuar.

Ajo që propozojmë ne është që të konsultohet me grupet e interesit. Ky pr/ligj duhet t`i nënshtrojet konsultimit me shoqatat e ndërtimit, pasi dhe USAID ka punuar për planifi kimin e territorit”, tha Shalsi. Ky propozim u rrëzuar nga kryetari i këtij komisioni, Jemin Gjana, i cili theksoi se është i pambështetur nga 3/5 e deputetëve në komision.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)