/ATSH/- Në muajin Mars importet nga vendet e BE-së u rritën 6,3 %, krahasuar me Mars 2014, duke zënë 62,0 % të importeve gjithsej, njoftoi sot INSTAT.
Sipas tij, peshën më të madhe e zënë Italia me 47,4 %, Greqia me 13,2% dhe Gjermania me 11,2%.
Kryesimin në importe e zunë mallrat si makineri, prodhimet kimike, cka tregon trendin rritës në investime nga biznesi privat. Por gjithashtu Shqipëria vijon të mbetet vend importues i ushqimeve, cka tregon ende nivel të ulët të bujqësisë për të plotësuar kërkesat e tregut vendas.
Vendet e BE-së me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë Gjermania, Italia, Austria, ndërsa vendet me të cilët u ulën importet ishin Spanja, Greqia dhe Kroacia.
Krahasuar me Marsin e 2014-tës, sivjet importet janë rritur ndjeshëm nga Kina me 11,4% më shumë dhe Turqia me 7,2 % të totalit gjithsej.
Sipas ndikimit të grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve, rezulton se në muajin Mars rritja vjetore u ndikua kryesisht nga grupet që ndikuan pozitivisht. Kështu grupet "Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi" kontribuan me +7,1 pikë përqindje, "Produkte kimike dhe plastike" kontribuan me +3,2 pikë përqindje, "Ushqime, pije, duhan" kontribuan me +0,9 pikë përqindje.
Ndryshe këtyre grupeve, importet gjatë muajit Mars u ulën për grupet "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" që kontribuan me -8,5 pikë përqindje, "Materiale ndërtimi dhe metale" që kontribuan me -0,4 pikë përqindje, "Minerale, lëndë djegëse, elektrike" me -8,5 pikë përqindje, "Tekstile dhe këpucë" me -1,2 pikë përqindje,
dhe "Materiale ndërtimi dhe metale" me -0,4 pikë përqindje.
/Shqiptarja.com