Rriten infektimet, 2179 qytetarë pozitiv me COVID-19 dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Rriten infektimet, 2179 qytetarë pozitiv me COVID-19 dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Prezenca e variantit "Omicron" në vendin tonë kanë bërë që javët e fundit të shënojnë një rritje të lartë të infektimeve ditore me COVID-19. 24 orët e fundit janë regjistruar 2179 raste pozitive, ndërsa kanë humbur jetën 7 persona nga mosha 43 vjeç deri në 82 vjeç.

Nga 7626 testime të kryera  kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2179 qytetarë, në këto bashki: 1120 në Tiranë, 118 në Durrës, 93 në Shkodër, 89 në Elbasan, 65 në Gjirokastër, 60 në Vlorë, 59 në Fier, 44 në Lushnje, 40 në Berat, 38 në Sarandë, 36 në Kamëz, 35 në Kurbin, nga 24 qytetarë në Krujë, Mat, 23 në Korçë, 19 në Tepelenë, nga 18 qytetarë në Pogradec, Vorë, nga 17 qytetarë në Lezhë, Devoll, 16 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Skrapar, 13 në Mallakastër, 12 në Dibër, 10 në Librazhd, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Mirditë, Divjakë, Cerrik, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Belsh, Himarë, Shijak, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Selenicë, Përmet, nga 5 qytetarë në Peqin, Tropojë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Has, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Roskovec, Finiq, Maliq, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Klos.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 humbje jete, një qytetare 43 vjeçe nga Lushnja, tre qytetarë nga Tirana të moshave 50-71 vjeç, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Mallakastër 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 82 vjeçe.

Janë shëruar 824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 206,384 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Janar 2022)

Raste të reja ditore         2179

Të shëruar në 24 orë       824

Të shtruar në spitale       134

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                 7626

Testime totale              1,564,562

Raste pozitive                 228,777

Raste të shëruara             206,384

Raste Aktive                      19,131

Humbje jete                         3,262

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            9495

Durrës             1537

Fier                 1436

Elbasan           1385

Vlorë                1125

Shkodër          1137

Gjirokastër     833

Berat               618

Lezhë              593

Korçë               551

Dibër                252

Kukës               169

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit