Rriten infektimet me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 72 raste të reja në 24 orë dhe asnjë viktimë

Rriten infektimet me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 72 raste të reja në 24 orë dhe asnjë viktimë

Foto ilustruese

KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë ka pësuar një rritje të ndjeshme prej tre ditësh. Në 24 orët e fundit si rezultat i 2.443 testimeve 72 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orë.

Instituti i Shëndetësisë Publike bën e dije se 17 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.633 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.

Numri total i infektimeve ka shkuar 108.203, ndërkohë që ai i viktimave është 2.265 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Ndërkaq, numri i rasteve aktive në vend është rritur me 110 raste të reja duke shkuar në 305 nga 195 që ishin ditën e djeshme.

Në lidhje me numrin e qytetarëve që janë vaksinuar kundër COVID-19, IKSHKP bën me dije se 12.123  qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 400.217 persona janë vaksinuar gjithsej, ku prej tyre 130.511 i kanë marrë të dyja dozat.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)