Rriten me 6.5% çmimet e shitjeve dhe qirave të banesave në Tiranë! Agjentët imobiliarë: Shkak vlera e tokës dhe ardhja e studentëve

Në 6 mujorin e parë të vitit që përkon edhe me karantinën si pasojë e COVID-19 çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë sipas Bankës së Shqipërisë pësuan një rritje prej 6.5%, krahasuar me fundin e 2019. Konkretisht një apartament 2+1 me qira në dhjetor kushtonte 200 euro ndërsa tani e është 213 euro, ndërsa për shitje nëse një banesë ishte 100 mijë euro tani ka arritur në 106 mijë e 500 euro. Agjentët imobilar japin arsyet e këtij shtrenjtimi.

“Nuk është se kemi një tendencë shumë të lartë rritëse, ndoshta riaktivizimi i kërkesave pas pandemisë mund të sjellë këtë rritje, por jemi me rritje të lehtë me zona të caktuara dhe objekte të caktuara. Cilësia padyshim që është rritur dhe kjo ndikon edhe në rritjen e çmimeve, janë edhe faktorët e taksave, apo mungesa e trojeve në tiranë ndikon në shtrenjtimin e tokave që po blihen për ndërtime. Në zonën e bllokut çmimet e qirave fillojnë mbi 600 euro. Pastaj varet se çfarë kërkon të pasurit dhe të huajit marrin apartamentet më të shtrenjta”, pohoi Ervin Demirxhiu.  

“Mesi i muajit gusht, shtatori dhe tetori në vijim, është kërkesë maksimale për qiratë. Këtu ka ndikuar edhe sezoni i studentëve që filluan shkollat, por edhe ardhja e studentëve për universitetet. Në këtë aspekt kemi pasur edhe një rritje të lehtë të çmimeve të apartamenteve me qira”, shprehet Gentjan Shamku. 

Sipas ekspertëve jo vetëm pandemia por edhe tërmeti kanë ndryshuar ndjeshëm sjelljen e klientëve, të cilët kërkojnë troje për të ndërtuar vetë në periferi.

Ka pasur kërkesa edhe në pandemi, dhe kjo periudhë nxori në pah edhe klientin serioz, blerësin dhe shitësin. Kishim edhe kërkesa të akumuluara më parë të muajve të kaluar. Kemi dëgjuar bllokun, 21 dhjetorit, Myslym Shyri për zona të shtrenjta, por tashmë është rritur kërkesa për troje dhe qytetarët duan të ndërtojnë vetë, por sipas mendimit tim ka ardhur si pasojë e tërmetit. Kërkesat më të mëdha të qytetarëve janë për apartamente 1-1 dhe 2+1, dhe jo në zona shumë periferike”, shpjegoi Shamku.

“Njerëzit duke qenë se u mbyllën në kohën e pandemisë dhe qëndruan në pallat, u stresuan, dhe tani po kërkojnë shtëpia private që të kenë hapësira, dhe tendenca është ti largohen qytetit, ose kërkojnë të blejnë toka dhe të ndërtojnë vetë”, tha Demirxhiu.

Ndërkohë zonat më të kushtueshme, ku duhet dhe më shumë buxhet për të marrë një banesë me qira por edhe për biznes është në ish-Bllok dhe zonat përreth, Kodra Diellit, Komuna Parisit por edhe 21 dhjetori.

I.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirela: 15/10/2020 13:21

    Eshte e domosdosheme per te mbajt masken se mbron veten po edhe te tjeret.se nuk meren kto masa nuk mund te pretendojm qe ta mundim virusin, po jemi te mundur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja