Rriten rastet Covid në Britaninë e madhe/ Kryeministri Johnson: Nëse nuk respektohen masat e reja, qeveria e gatshme të përdorë ushtrinë

Rriten rastet Covid në Britaninë e madhe/ Kryeministri Johnson: Nëse nuk respektohen masat e reja, qeveria e gatshme të përdorë ushtrinë

Kryeministri britanik Boris Johnson ka vendosur të përdorë të gjitha fuqitë që i jep ligji nëse ndesh në refuzimin e respektimit të masave të reja që tentojnë të përmbajnë përhapjen e infeksiont të Covid

Johnson, në një mesazh televiziv drejtuar kombit konfirmoi se masat e reja janë të detyrueshme, dhe se do të ketë më shumë kontrolle policore dhe gjoba më të larta dhe se qeveria është e gatshme "nëse është e nevojshme" të përdorë ushtrinë në mbikëqyrjen e masave anti-Covid.

Johnson iu referua pandemisë aktuale si "kriza më serioze me të cilën po përballet bota". 

Dje kryeministri britanik njoftoi paketën e re të masave të cilat mund të zgjasin deri 6 muaj, nëse nuk përmirësohet situate epidemiologjike në vend.

Kufizimet përfshijnë uljen e numrit të njerëzve në tubime dhe reduktimin e orarit të shërbimit në bare dhe restorante. Kryeministri Johnson e deklaroi këtë në Dhomën e Komunave, duke specifikuar që javën e ardhshme ekzekutivi do të paraqesë në Parlament një zgjatje të legjislacionit emergjent të miratuar në pranverë në fazën më të mprehtë të pandemisë. 

Autoritetet e shëndetësisë në Britaninë e Madhe raportuan se gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan rreth 5000 raste të reja infeksioni, saktësisht 4926 persona të identifikuar të prekur nga koronavirusi.

Gjithashtu pati edhe 37 vdekje të shkaktuara nga pandemia.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 403 551 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 41 825.

Rritja e rasteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar është alarmante dhe autoritetet kanë frikë se nëse nuk veprojnë tani, nga mesi i muajit tetor mund të ketë 50,000 raste të reja në ditë.


Lajmi kryesor:

Europa tejkalon 5 milionë të prekur nga Covid! Dramatike në Spanjë, regjistrohen 241 vdekje... Rriten shifrat në Itali, 1640 pozitivë dhe 20 viktima


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren