Rriten infektimet, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ndryshojnë masat anti-Covid, por qytetarët të mbajnë maskat dhe të vaksinohen! 27 % e popullsisë e vaksinuar me dy doza

Pas konfirmimit të variantit 'Delta' në vendin tonë, rastet e të infektuarve janë rritur ndjeshëm, ku në 24 orët e fundit u shënuan 800 raste te reja me COVID. Por pavarësisht këtyre rasteve, Komiteti Teknik i Ekspertëve arsyeton se masat që janë ende në fuqi janë efiçente dhe nuk do të ketë ndryshim të tyre, por ka bërë një apel të fortë se qytetarët duhet t'i respektojnë ato.

Komiteti tha se me rritjen e mbulimit të vaksinimit të popullsisë dhe nëse qytetarët respektojnë masat në fuqi duke mbajtur maskat në ambiente të mbyllura dhe ruajtjen e distancës atëherë do të kemi një kontroll më të mirë të situatës dhe ulje të rasteve të COVID. Edhe zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri një apel të fortë që qytetarët të vaksinohet pasi janë më të mbrojtur dhe të respektojnë masat. Rakacolli tha se numri i të infektuarve të pa vaksinuar është 32 % më i lartë se i atyre të vaksinuar dhe format më të rënda të COVID kapin të pa vaksinuarit.

Në të gjithë vendin po vijon vaksinimi i pandërprerë dhe se është parë një rritje e kërkesës për ta bërë atë sidomos gjatë gushtit që u cilësuar si muaji i hapur i vaksinimit. Deri tani më të dyja dozat është vaksinuar 27 % e popullsisë ndërsa me një dozë është vaksinuar 37 % e popullsisë, Gjirokastra është qyteti me vaksinimet më të larta, e ndjekur më pas nga Tirana.

Edhe pse incidenca e infektimeve është rritur me 5 herë gjatë dy javëve të fundit, rastet e shtrimit në spitale që kërkojnë trajtim janë më të lehta krahasuar më gushtin e 2020.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se qytetet me rastet më ta larta në vend janë  Saranda, Himara, Malësia e Madhe, Shkodra, Tirana dhe Vlora, ndërsa grupmosha më e prekur është nga 35-64 vjeç. Ndërsa në raportin meshkujt/femra për infektimet, burrat janë më të prekurit.

"Ka pasur një rritje të incidencës dy javore me gati 5 herë për infektimet. Grupmosha 35-64 vjeç  janë më të prekura, ndërsa qytetet që kanë një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja janë Saranda, Himara, Malësia e Madhe, Shkodra, Tirana dhe Vlora. Gjatë kësaj periudhe ka vijuar me intensitet vaksinimi i popullatës. Gushti ishte muaj i hapur i vaksinimit dhe do të vijojë dhe shtatori të jetë i hapur", tha Fico

Në spitalin Infektiv ose COVID 1 janë 90 pacientë të shtruar, ku 15 % e tyre janë mosha të reja. Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha se Gjirokastra ka mbulimin më të madhe me vaksinim të popullsisë e ndjekur nga Tiranë.

"Deri tani me të dyja dozat janë vaksinuar 27 % e popullsisë, ndërsa me një dozë është vaksinuar 37 % e popullsisë. Kemi një rritje në lidhje me mbulesën vaksinale në vend", tha Bino.

Masat në fuqi
-Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.
-Orari për muzikën ndryshoi, nga 22:00 u bë 23:00
-Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
-Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

 

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë