Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e mprehtë të numrit të rasteve me koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë se, për së paku dy javët e para, gjendja e jashtëzakonshme do të kufizojë tubimet në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, do të ndalojë pjesëmarrjen e audiencave në ngajrjet sportive, do të mbyllë shkollat e mesme dhe do të kërkojë nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale.
Shkalla aktuale e rasteve me koronavirus ka bërë që Çekia të renditet e dyta në Europë, pas Spanjës.
Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar gjithsej 67,843 raste pozitive dhe 636 viktima.
Çekia në muajin mars shpalli Gjendjen e Jashtëzakonshme por e hoqi atë dy muaj më vonë.
Lajmi kryesor:
Në Itali 19 vdekje dhe 1851 raste të reja Covid! Mbi 33.6 milionë të prekur në botë… New York-u më shumë viktima se Spanja dhe Franca
