Rriten shifrat e Covid në Itali/ Regjistrohen 1367 raste të reja infeksioni dhe 13 viktima në 24 orët e fundit

Rriten shifrat e Covid në Itali/ Regjistrohen 1367 raste të reja infeksioni dhe 13 viktima në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 13 viktima nga koronavirusi (dje ishin 4), për një total prej   35.458 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1367 raste të reja pozitiv (dje ishin 870), për një total prej 262 541 të prekurish nga Covid. 

Në vend sot pati edhe 314 pacientë të shëruar, për një total prej 206.329, teksa në repartet e terapisë intensive ndodhen 69 pacientë

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 0 viktima për të dytën ditë rradhazi, 87 të shëruar dhe 269 raste të reja pozitiv. 

Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve ka shkuar në 16 857 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur 98 804

Raste në rritje ka regjistruar sot Rajoni i Toskanës. Sipas autoriteteve shumica absolute e 161 të identifikuar pozitiv sot me Covid (dje ishin vetëm 34), janë në mesin e personave të kthyer nga pushimet dhe mosha mesatare e tyre është 36 vjet (vetëm 3% janë mbi 65 vjeç) teksa 75% janë asimptomatike. 


Lajmi kryesor:

Rriten shifrat e Covid në Itali! 24 milionë të infektuar në botë... SHBA regjistron 5.8 milionë raste infeksioni


  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë