Rriten shifrat e pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar! Johnson: E pashmangshme vala e dytë... Irlanda rivendos masa kufizuese...13 mijë infeksione në Francë

Rriten shifrat e pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar! Johnson: E pashmangshme vala e dytë... Irlanda rivendos masa kufizuese...13 mijë infeksione në Francë

Vazhdojnë të rriten shifrat e pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit në britaninë e Madhe u regjistruan 4,322 raste të diagnostikuara me Covid, rekord i paregjistruar që nga muaji maj.

Vdekjet nga pandemia janë gjithashtu në rritje (27 viktima përkundrejt 21 të raportuara dje).

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, totali i të prekurve nga infeksioni, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore është 385 936   kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 41 732

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se në Mbretërinë e Bashkuar, vala e dytë e koronavirusit “është në ardhje”.

Duku folur në Oxfordshire, Johnson ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve ka qenë “e pashmangshme”.

“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta të izolimit”, ka thënë ai, mirëpo ka shtuar se “kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.

Johnson ka thënë se izolimi i dytë është “gjëja e fundit që e dëshiron”, mirëpo ka vlerësuar se masat aktuale duhet të vëzhgohen.

Komentet e tij kanë ardhur pasi këshilltarët qeveritarë kanë thënë po rritet shkalla e përhapjes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Irlanda vendos kufizime të reja

Irlanda, duke filluar nga mesnata e sotme, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga infeksioni i koronavirusit ka shtuar masat e kufizimit në tentativë për të frenuar përhapjen e Covid.

Sipas autoriteteve do të ketë ulje të numrit të njerëzve që lejohen të vizitojnë familjet.

Restorantet dhe pub-et nuk do shërbejnë ushqim në ambiente të mbyllura, përveçse në ambiente të hapura me numër të kufizuar përsonash, deri 14 klientë. Ulet gjithashtu numri i njerëzve që do jenë pjesë e dasmave, nga 50 në 25 të ftuar

Gjermania mbi 2200 infeksione, rekord që nga prilli

Pothuajse 2,300 infeksione të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orë në Gjermani, niveli më i lartë që nga prilli i kaluar.

Kjo u raportua nga Robert Koch Institut (Rki), qendra epidemiologjike Gjermane, sipas së cilës numri i përgjithshëm I të prekurve ka shkuar në në 270 mijë. Gjithashtu I raportuan edhe 6 vdekje të regjistruara në 24 orë, për një total prej 9384. Niveli më i lartë i infeksioneve ditore është regjistruar midis fundit të marsit dhe fillimit të prillit, me rreth 6000 infeksione. Në gusht, vetëm një herë raportuan 2.000 infeksione të reja

Franca regjistron mbi 13 mijë infeksione dhe 123 viktima Covid në 24 orë

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Francë.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 13 215 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit dhe 123 viktima.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 428 696 kurse viktimat numërohen në 31218


Lajmi kryesor:

Covid/ Në Itali regjistrohen 24 vdekje dhe 1638 raste infeksioni! Kufizime për 850 mijë banorë në Madrid...Kryeministri britanik: E pashmangshme vala e dytë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari