Nga 4 maji i këtij viti qytetarët shqiptarë u përballën me tarifa postare të rritura. Në njoftimin e Postës Shqiptare thuhej se ngritja e çmimeve për shërbimet postare erdhi si pasojë e inflacionit, si dhe synon “përshtatjen e tarifave me kushtet e tregut dhe përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimeve të ofruara për qytetarët dhe bizneset”.
Tarifat postare e rishikuara përfshijnë letërkëmbimin, kartolinat, shtypshkrimet, paketat e vogla, kolipostën, shërbimin e postës sekrete, abonimet në kutitë postare, si edhe dërgesat me vlerë të deklaruar
Ky vendim i Postës Shqiptare është shigjetuar nga Partia Demokratike, e cila thotë se nga rritja e çmimeve të shërbimeve postare ‘godet’ më së shumti pensionistët dhe bën thirrje që të bëhet transparencë financiare nga Posta Shqiptare.
“Në vend që të investojë në infrastrukturë digjitale, Posta zgjedh të rrisë tarifat e shërbimeve qytetarëve.
U kërkohet të paguajnë më shumë për një shërbim që prej vitesh ka dështuar të garantojë standarde minimale sigurie, eficience dhe transparence. Nuk mund të kërkosh më shumë para nga qytetarët për të mbuluar dështimet që vetë institucioni ka prodhuar me papërgjegjshmëri.
Më shqetësuese është fakti se kjo barrë bie mbi shtresat më vulnerabël të shoqërisë, veçanërisht mbi pensionistët, të cilët janë përdoruesit më të shpeshtë të shërbimeve postare dhe që sot po penalizohen padrejtësisht”,- deklaroi Blendi Himçi.
Komente











Pensionistet te mbajne protezat dhe te protestojne per pension minimal 30,000 Lek
Përgjigju