Vendimi është miratuar në mbledhjen e djeshme të qverisë. Në një konferenc për shtyp, ministri Blendi Klosi tha se nga rritja e pensioneve preket të gjitha kategoritë. “Rritja e pensioneve 1.6% është më e lartë se një vit më parë, ku pensionet u rritën me 1.3 përqind dhe më e lartë se inflacioni i cmimeve të këtij viti, që është 1.2 përqind.
Dua të theksoj gjithashtu se rritja e pensioneve të këtij viti për herë të parë është përllogaritur mbi bazën e cmimeve të shportës së posacme të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët. Kjo na ka dhënë mundësinë të bëjmë një rritje të pensioneve më të lartë se cmimet e inflacionit të shportës për pjesën tjetër të qytetarëve”- u shpreh Klosi.
Përfituesit
Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 635,000 pensionistë, me stë cilëve 461,000 janë pensione qyteti, rreth 142,000 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe rreth 32,000 janë pensione të parakohshme suplementare të ish-ushtarakëve, policëve dhe punonjësve të Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë si dhe trajtime të veçanta, të ish-punonjësve të nëntokës, të industrisë ushtarake, ish-pilotëve, ish-ushtarakëve të nëndetëseve. “Rritja e pensioneve, do të zbatohet nga data 1 gusht 2016.
Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi nga data 01.08.2016 dhe deri në 31.12 2016, llogariten në shumën 662 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondet e planifikuara për rritjen e pensioneve në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016, pra vetëm për gjysmën e mbetur të vitit”, - theksoi Klosi në konferencën për shtyp nga Kryeministria.
Pensionet e tjera
Krahas vendimit për rritjen e pensioneve, qeveria miratoi edhe disa vendime të tjera. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për barazimin e masës së shtesës së pensioneve të posaçme shteteerore”.
“Vendimi rregullon një padrejtësi ndër vite ndaj një sërë figurash të vlerësuara, të artit, kulturës, sportit e shkencës, që kanë dalë në vite të ndryshme në pension dhe vendimet per pensionet e posacme per keto personalitete kane dale ne kohe te ndryshme. Këto pensione kanë qenë jo të barabarta, duke qenë se në vite të ndryshme trajtimet me pensione të vecanta kanë qënë të ndryshme.
Për këtë shkak këto emra të shquar të këtyre fushave, ndaj të cilëve kemi të gjithë nderimin dhe respektin maksimal për kontributin që kanë dhënë , kanë marrë pension jo të barabartë.
Sipas këtij vendimi parashikohet të përfitojnë 286 persona, të cilat aktualisht përfitojnë pension pleqërie, ose familjar dhe kanë kontribuar në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës”- theksoi Ministri i Mirëqenies Sociale.
Klosi tha gjithashtu se Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu edhe dy vendime të tjera që shkojnë në drejtim të përmirësimit të kritereve, rregullave dhe procedurave për përfitimin e pensionit. Janë bërë disa rregullime të tjera për disa kategori të tjera, që nga skema e vjetër e pensionit kishin pengesa apo problematika. “Me këto vendime dhe të tjera që i kemi në shqyrtim do ti japim fund njëherë e përgjthmonë të gjithë kaosit që ishtë krijuar në skemën e kontributeve shoqërore, do tu japim fund padrejtësive, trajtimit të pabarabartë, burokracive, zvarritjeve e mundimit të qytetarëve shqiptarë për përfitimin e pensionit”, - u shpreh ministri Blendi Klosi.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com