Rriten tensionet, Irani tërhiqet nga Marrëveshja Bërthamore

Rriten tensionet, Irani tërhiqet nga Marrëveshja Bërthamore

Irani është tërhequr nga "angazhimet" mbi marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore të vitit 2015. Tërheqja e Iranit nga kjo marrëveshje vjen një vit pasi u braktis edhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani,  njoftoi fuqitë e tjera të mëdha që ende janë pjesë e marrveshjes ditën e mërkurë. Megjithatë ai nuk specifikoi cilat prej angazhimeve të marrëveshjes do të ndalonte zbatimin.

Marrëveshja në fjalë ka për qëllim frenimin e ambicieve bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, por tensionet Iran-SHBA janë rritur që nga largimi i Uashingtonit nga marrëveshja një vit më parë.  Ekonomia e Iranit është goditur nga sanksionet e ashpra të SHBA mbi sektorët e saj të naftës dhe të financave.

Por pse është marrëveshja bërthamore në krizë?

Marrëveshja bërthamore e miratuar nga Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - SHBA, Britania e Madhe, Franca, Kina dhe Rusia - plus Gjermania (P5 + 1) , pësoi krizë  kur Presidenti Trump njoftoi tërheqjen e SHBA , një vit më parë.

Vlera e monedhës iraniane që nga ajo kohë ka shënuar ulje të vazhdueshme, ku norma vjetore e inflacionit të saj është katërfishuar dhe investimet e huaja janë larguar.

Pavarësisht nga kjo, Irani ka mbështetur dhe zbatuar angazhimet e veta ndaj marrëveshjes, sipas inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) - organi i ngarkuar për monitorimin e aktivitetit bërthamor të Iranit.

Mbështetësit evropianë të marrëveshjes, të cilët kundërshtojnë rivendosjen e sanksioneve, janë përpjekur të gjejnë mënyra për ta 'shpëtuar' Iranin. Kjo përfshin krijimin e një sistemi të veçantë pagesash për të ndihmuar kompanitë ndërkombëtare që duan të vazhdojnë tregtinë me Iranin për të anashkaluar sanksionet. Por ata gjithashtu kanë paralajmëruar Iranin se duhet të vazhdojë të përmbushë të gjitha aspektet e marrëveshjes, veçanërisht elementet që lidhen me aktivitetin bërthamor.

Megjithatë, sipas marrëveshjes, (i njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit JCPOA), Irani deklaroi se do të trajtonte çdo rikthim të sanksioneve "si bazë për të ndërprerë kryerjen e angazhimeve ... tërësisht ose pjesërisht" nga marrëveshja e 2015 mbi ambicjet bërthamore.

Pse ka armiqësi të tillë midis SHBA dhe Iranit?

Tensionet midis SHBA dhe Iranit mund të thuhet se ka nisur që në Revolucionin Islamik të Iranit në vitin 1979, i cili përmbysi Shahun  pro-perëndimor dhe krijoi një regjim radikal anti-SHBA në vend.

Presidenti Trump ka marrë një drejtim veçanërisht të vështirë drejt Iranit që kur mori detyrën në 2016. Administrata e tij dëshiron të rinegociojë marrëveshjen bërthamore dhe të zgjerojë fushën e saj në mënyrë që të frenojë gjithashtu programin e raketave balistike dhe aktivitetet "malinje" në Lindjen e Mesme. SHBA ka ushtruar presionin së fundmi mbi Iranin, me dy lëvizje të rëndësishme në prill:

1) Përfundimin e përjashtimeve nga sanksionet për pesë nga klientët kryesorë të Iranit që ende blejnë naftë, duke përfshirë Kinën, Indinë dhe Turqinë.

2) Futja në listën e zëzë së Gardës Islamike të Revolucionit Islamik, duke e quajtur atë një grup terrorist të huaj.

Këtë javë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton tha se SHBA do të dërgonte një aeroplanmbajtës në Lindjen e Mesme pas një numri ndikacionesh shqetësuese nga Irani.

Në përgjigje të SHBA-së duke i dhënë fund heqjes së sanksioneve, Irani përsëriti kërcënimet për të bllokuar ngushticën strategjike të Hormuzit, një rrugë kritike për eksportet botërore të naftës. Megjithatë Irani nuk e ka bërë këtë më parë dhe ekspertët e shohin këtë veprim si të pamundur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit