Rriten tensionet Turqi-Holandë
Erdogan: Nazistë, do ta paguani

Rriten tensionet Turqi-Holandë<br />Erdogan: Nazistë, do ta paguani
Turqia deklaron se do të hakmerret në mënyrën më të ashpër ndaj Holandës ndërsa lufta diplomatike mes tyre sa vjen dhe bëhet më e nxehtë.

Një situatë e paprecedentë ka përfshirë dy vendet pas incidenteve të fundjavës kur kryeministri holandez Mark Rutte ndaloi 2 ministra turk të bënin fushatë në Holandë.

Në Ankara, kryeministri Binali Yildirim, tha se do të ketë hakmarrje në mënyrën më të ashpër. Ndërsa presidenti Erdogan i cilësoi autoritetet holandeze si mbetje naziste. Ndërkohë sot në mëngjes policia në Roterdam shpërndau një tubim të qindra mbështetësve të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, afër Konsullatës turke në këtë qytet.

Kjo ndërhyrje policore e mëngjesit i ka përshkallëzuar edhe më shumë tensionet ndërmjet Holandës dhe Turqisë. Kryeministri holandez Mark Rutte tha sot se do të përpiqet të zbusë situatën, por se ishte i detyruar të ndalonte ministrat të bënin fushatë pasi Ankaraja ka kërcënuar me sanksione qeverinë e Holandës.

Ndërkohë janë mbyllur për arsye sigurie selite diplomatike të Holandës në Ankara e Stamboll. Lajmin e ka konfirmuar ministri i jashtëm turk i cili i kërkoi ambasadorit holandez që nuk ndodhet në Turqi, të qëndrojë jashtë vendit për një periudhë kohe.

Autoritetet holandeze nuk lejuan dy ministra të qeverisë së Turqisë që të marrin pjesë në tubimet në mbështetje të referendumit në Turqi, që mbahet më 16 prill, me të cilin synohet rritja e autoriteteve të presidentit Erdogan.

Shkak për përplasjet mes dy vendeve është bërë fushata e Erdogan për referendumin i cili synon kthimin e Turqisë në Republikë Presidenciale. Vendet e BE-së kanë paralajmëruar se nuk do lejojnë organizimin e tubimeve nga politikanët turq. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit