"Rëndon por kështu ka vendosur qeveria, skemi çbëjme ne. Grevë nuk mund të bëjmë dot, kupton, është si nuk është rëndesë.Në këtë kushte që jemi dhe në që është trecereku i familjesve mund të thuash pa punë , mund të jenëm më pensione dhe me paga të ulëta, besoj se ndikon mjaft.Është më i shtrenjtë që duhet, tepër rëndues është, sidomos ndaj pensionistëve. Tani jemi dy pleq, dy pensionistë. Është më shtrenjtë uji se korrenti"-shprehen qytetarët në lidhje më këtë qasje të bashkisë.
Rritja me 10 përqind është vendosur dje në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak të Korçës . Rritja e çmimit konsiston me 7 lekë për m3 të ujit të pijshëm ndërsa për ujërat e përdorura me 8 lekë.
Propozimi për ndryshimin e planit tarifor është bërë nga drejtoria e Ujësjellësit, kjo për faktin se treguesit ekonomike dhe investimet qe janë kryer ne rrjet duhen shlyer kreditë e marra.
Kjo rritje që do të bëhet ka sjellë shqetësimin e banorëve që e quajnë rëndesë në ekonominë familjare, pavarësisht se janë të kënaqur nga shërbimi.
Sipas drejtores tregtare Elia Pendavinji, kompania po përballet me vështirësitë në pagesën e kredive që ka marre deri tani dhe pamundësinë për të investuar në riparimet dhe zëvendësimin e aseteve ka çuar në rritjen e çmimit.
"Në vitin 2019, Shoqëria Ujësjellës Kanalizimeve ka detyrimin për të shlyer të gjithë detyrimet që ka marrë nga donatorët, përfshirë donatorin më të madh që është KFV-ja dhe Bankën Evropiane të Investimeve"-shprehet ajo
Kryetari i bashkise së Korçës Sotiraq Filo është shprehur se investimet në rrjet janë votuar nga këshilli dhe se rritja e tarifave është parashikuar që në kohen kur u bë ujësjellësi i ri i Korcës, i cili është model në të gjithë Shqipërinë.
"Në qytetin e Korçës janë investuar 63 milionë euro, 23 për ujësjellësin dhe 40 milionë për kanalizimet . Në momentin kur këto investime janë miratuar kanë patur miratimin dhe në këshillin bashkiak në vazhdimësi dhe e vetmja mënyrë që ato kredi të shlyhen është nëpërmjet kësaj rritje progresive"-kështu shprehet kryetari i Bashkisë së Korçës.
Ndryshimi i tarifave nuk është mirëpritur nga këshilltarët e djathtë, të cilët nuk e kanë votuar këtë ndryshim. Çmimet e reja do të duhet të miratohen nga enti rregullator i ujit për miratim para se te zbatohen nga shoqeria.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO







