Shifrat ZYRTARE + EMRAT/ 10 efektivë të plagosur nga shpërthimi i mjeteve piroteknike dhe 3 protestues (VIDEO)

13 të lënduar në protestën e opozitës morën ndihmën mjekësore në kohë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se pranë Spitalit Universitar të Traumës, mbrëmjen e sotme janë paraqitur 10 punonjës të policisë, me plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme, të shkaktuara nga goditjet prej lëndëve piroteknike.

Po prej lëndëve piroteknike, kanë mbërritur në urgjencë dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore edhe 2 qytetarë në spitalin e Traumës, pjesëmarrës në protestë.

Ndërsa 1 protestues po merr trajtimin e duhur mjekësor në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Disa efektivë mbetën të plagosur nga shpërthimi i kapsollave dhe fishekzjarreve, duke marrë dëmtime në kokë dhe trup. Të tjerë u goditën me mjete të forta.

Ekipet e Urgjencës Kombëtare dhe spitaleve universitare kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë të gjithë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Dy efektive të dëmtuar tek Kuvendi duke marrë ndihmën e shpejtë

Oficerët e policisë të plagosur:
1.    A.Ç 31 vjeç lënduar në kokë dhe afër syrit 
2.    E.B 32 vjeç, lënduar në shpatull 
3.    I.A 23 vjeç
4.    GJ.GJ 26 vjeç
5.    ZH.B 37 vjeç
6.    J.C 38 vjeç
7.    N.S 27 vjeç
8.    F.M 32 vjeç
9.    G.M 31 vjeç
10.    S.B 37 vjeç

Protestuesit e plagosur:
1.    E.P 29 vjeç, lënduar në këmbën e majtë 
2.    J.M 42 vjeç


Lajmi kryesor:

3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin