1701415713_gaza.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori është 17,177.

Po ashtu, më shumë se 46,000 të tjerë të plagosur, raporton Al Jazeera.

Sipas një deklarate të ministrisë, në 24 orët e fundit, 350 palestinezë janë vrarë.

Luftimet vijojnë, teksa forcat izraelite kanë goditur xhaminë al-Awda në kampin e refugjatëve Jabalia, afër objekteve që strehojnë civilët në Gazën veriore.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, vritet djali i ministrit izraelit! Rritet bilanci, mbi 17 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës