Dimri e bën të vështirë jetesën për banorët e qytetin malor të Pukës, sidomos për të moshuarit të cilët s’mund të përballojnë çmimin e lartë të druve të zjarrit.
Pensionistët tregojnë se nga viti në vit ngrohja sa vjen e bëhet me e kushtueshme.
Nga 3 mijë lek për metër kub që shiteshin para 3 vitesh, sot drutë e zjarrit kushtojnë 6 mijë lek për metër/kub. Ato shiten në të zezë pasi, qyteti nuk ka një pikë të licensuar për tregtimin e druve të zjarrit.
Pensionistet tregojmë për mikrofonin e Report Tv, se indeksimi i pensioneve nuk suporton as çmimin e lartë të druve pa llogaritur produktet e tjera ushqimore që nevojiten për të mbyllur muajin.
‘Unë kam marr 3 metra. Por ato nuk dalin. Zjarri duhet mëngjes, drekë dhe darkë. Me ca t'i marr, pensioni është i vogël’, tha një pensionist.
‘Kanë shkuar shtrenjtë, 60 mijë lekë një metër/kub. Unë me pension jam, por duhen lekë për drita dhe për gjëra që janë të domosdoshme’, tha një e moshuar.
‘Nuk kemi me se ti blejmë se janë shumë shtrenjtë drutë. Me kemp, me pension ivalidi, janë shumë shtrenjtë’, tha një tjetër.
Një familjeje në Pukë i nevojiten për tu ngrohur gjatë dimrit mesatarisht 8 metër kub dru. Me çmimin 6 mijë lek për kub, kostoja përllogaritet në vlerën e 48 000 mijë lekeve.