-
Rritet çmimi i druve në Pukë, pensionistët në vështirësi: S’mund të sigurojmë ngrohjen, pensionet janë të ulëta
Dimri e bën të vështirë jetesën për banorët e qytetin malor të Pukës, sidomos për të moshuarit të cilët s’mund të përballojnë çmimin e lartë të druve të zjarrit. Pensionistët tregojnë se nga viti në vit ngrohja sa vjen e bëhet me e kushtueshme.
15 Dhjetor, 15:09 -
Pogradec/ U kapën dru zjarri të prerë në mënyrë të paligjshme, nën hetim 4 persona, mes tyre dhe një inspektor pyjesh
3 persona janë proceduar penalisht për prerje të paligjshme të pyjeve. Po ashtu në procedim penal është vënë edhe një inspektor pyjesh pasi dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos e raportuar paligjshmërinë e konstatuar
27 Tetor 2023, 09:04 -
Po transportonin dru zjarri të prerë në mënyrë të paligjshme, dy persona në hetim në Pogradec
Dy persona janë vënë në hetim të Pogradec, pasi janë kapur duke transportuar dru për zjarr, të prerë në mënyrë të paligjshme. Policia ka sekuestruar 33 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, dhe 2 kamionët që shërbyen për t’i transportuar.
9 Gusht 2023, 16:00 -
Rritet çmimi i druve të zjarrit në Kukës, shtrenjtohet me 1000 lekë më shumë për metër kub
Qytetarët kuksiane do ta kenë të vështirë ta sigurojnë ngrohjen gjatë periudhës së dimrit për shkak të shtrenjtimit të druve të zjarrit. Nga 4 mijë lekë për metër kub që ishte çmimi më parë, këtë vit është rritur në 5 mijë lekë për metër kub
25 Gusht 2022, 17:16 -
Moti i acartë në Kukës, rritet çmimi i druve të zjarrit! Qytetarët: Nuk e përdorim energjinë elektrike. s'ia dalim dot! Situatë shumë e vështirë
Moti i acartë thelluar problematikën e ngrohjes për qytetarët e Kukësit, të të vetmen mundësi kanë drurët e zjarrit. Qytetarët thonë se çmimi i druve në tregun e zi është i papërballueshëm për ta.
22 Janar 2022, 19:49 -
Sociale
E rrethuar nga malet, por Dibra 'vuan' për drutë e zjarrit, dyfishohet çmimi! Kryebashkiaku: Vitin tjetër hapim parcelë shfrytëzimi
Edhe pse disponon rreth 30 mijë hektarë pyje për shfrytëzim, Dibra vuan mungesën e druve të zjarrit. Tregtarët e sjellin lëndën drusore nga Librazhdi dhe për pasojë çmimi për qytetarët është shumë i shtrenjtë, deri në 9 mijë lek për metër kub. Problematikën e pranon edhe kryebashkiaku Shkëlqim Murrja, cili tregoi projektin që ka për vitin e ardhshëm.
24 Nëntor 2021, 14:51 -
Sociale
Nis i ftohti, trefishohet çmimi i druve të zjarrit në Korçë
Rënia e ndjeshme e temperaturave ka bërë që qytetarët e Korçës t'i drejtohen fushave të druve. Ata thonë se po përballen me çmime tejet të larta, ku një metër kub ka shkuar deri në 4500 lek. Ndërsa shqetësim mbetet mungesa e kontrollit, pasi tregtarët abuzojnë dhe me sasinë e lëndës drusore
11 Tetor 2021, 18:55 -
Korçë, vijon të rritet çmimi i druve të zjarrit, qytetarët: I papërballueshëm
Çdo ditë e më shumë po vjen duke u rritur çmimi i druve në zonën e Korçës. Qytetarët ankohen se me afrimin e dimrit çmimi i druve ka pësuar rritje, ndërkohë që kjo situatë sa vjen e përkeqësohet nga viti në vit.
14 Shtator 2018, 20:20