Rritet çmimi i druve në qytetin e Kukësit, shkak abuzimi nga tregtarët e paliçensuar dhe moratoriumi

Familjet kuksiane e kanë pritur të ftohtin këtë dimër pa ngrohje. Ndonëse temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe reshjet e borës kanë qënë të vazhdueshme në pak oxhaqe të pallateve shikon të dalë tym.

Kjo pasi çmimi i drurëve të zjarrit është rritur ndjeshëm, me 3500 lek për metër kub nga 1800 lekë që ishte vitin e kaluar. Pamundësia për të siguruar tërë sasinë e nevojshme sipas banorëve i ka kushtëzuar ata për të ndezur sobën e ngrohjes.

Dimër shumë i vështirë. Punë s'ka, gjë s'ka s'kemi si ta kalojmë. 

Banor i qytetit të Kukësit

Nuk jemi në gjendje të blejmë më shumë dru. Detyrohemi që t'i blejmë fshehatas. 

Banori i qytetit të Kukësit 

Kam marrë nja 3 metra dhe po i shpenzojmë me kursim. 

Banor i qytetit të Kukësit 

Tregetarët e druve të zjarrit,duke qenë të paliçensuar, nuk prononcohen në kamera, por shprehen se ky çmim i lartë i drurëve lidhet me koston e sigurimit, prerjes e transportit të lëndës drusore. Pavarsisht kërkesave në rritje, mungojnë njësitë e oirganizuara për sigurimin e tregëtimin e druve, çka do të ishte edhe një mundësi për shmangien e abuzimeve me çmimet në kurriz të qytetarëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen