Rritet çmimi i vajit të ullirit në Spanjë, supermarketet vendosin pajisje kundër vjedhjes
Foto e vajit në supermarketet e Spanjës
Në Spanjë, prodhuesi më i madh në botë i vajit të ullirit, supermarketet kanë vendosur pajisje kundër vjedhjes se shisheve të vaji, ndërsa çmimi është rritur. Një litër vaj ulliri ekstra i virgjër kushton deri në 14.5 euro në disa supermarket.
“Ne po shohim një rritje të vjedhjeve”, tha Ruben Navarro, president dhe CEO i zinxhirit të supermarketeve Tu Super, i cili ka 30 dyqane në rajonin e Andaluzisë.
Çmimi i vajit të ullirit, tashmë zyrtarisht 8 euro për litër, është rritur me 150% në dy vitet e fundit në Spanjë pasi thatësira në jug ka ndikuar ndjeshëm në korrje. Bandat e krimit të organizuar vjedhin vaj ulliri për ta shitur, shpjegoi Navarro.
Që nga shtatori, Tu Super i ka lidhur me zinxhir shishet me pesë litra dhe i ka mbyllur në rafte për të parandaluar vjedhjen, raportojnë mediat e huaja.
“Është një masë absurde, ekstreme, por ka funksionuar”, tha Navarro.
Policia në Spanjë ka paralajmëruar edhe për vjedhje nga fabrikat e ullirit dhe në tetor arrestoi dy persona në kuadër të një hetimi për vjedhjen e 56 tonë vaj ulliri ekstra të virgjër.
Zakonisht familjet në Spanjë blinin sasi të mëdha vaj ulliri për gatim. Edhe pse spanjollët janë ndër konsumatorët më të mëdhenj në botë të vajit të ullirit, ata janë detyruar të shkurtojnë shumë blerjet e tyre: në shtator, shitjet e vajit të ullirit ekstra të virgjër ranë 17% nga viti në vit.
Megjithatë, vjedhjet në dyqane nuk kufizohen vetëm tek vaji i ullirit, ku supermarketet kanë një rritje të përgjithshme të fenomenit. Konfederata Spanjolle e Punëdhënësve dhe Industrive (CEOE) vuri në dukje se viti 2022 pa një rritje prej 30% në vjedhjet me pakicë, ndërsa deri më tani në 2023 vjedhjet janë rritur me 12%.
Në Spanjë vjedhja e sendeve me vlerë më të vogël se 400 euro nuk dënohet, përveç rastit kur personi që e ka kryer atë është përsëritur.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Besoni se Greqia do pranojë hapjen e grupkapitujve të parë Shqipëri-BE?
-
Po
66.6%
-
Jo
26%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 631
Lajme të tjera
-
Sekuestrohen 7,2 tonë kokainë në Spanjë, 4 të arrestuar
6 Dhjetor, 20:13
-
SPANJË/ Skandal në Familjen Mbretërore, Mbretëresha Letizia ka tradhtuar Mbretin Felipe me ish-kunatin
5 Dhjetor, 10:25
-
Njëmbëdhjetë arrestime në Spanjë dhe Itali për vaj ulliri të falsifikuar, sekuestrohen 5200 litra vaj dhe 91 mijë euro
4 Dhjetor, 20:17
-
Të dënuar nga GJKKO si pjesëtar të grupeve kriminale, ekstradohen nga Spanja dhe nga Gjermania dy persona (EMRAT)
4 Dhjetor, 15:52
-
Sekuestrimi i 3.3 ton kokainë në Spanjë, burg pa afat për 8 të arrestuarit, mes tyre shqiptarë! Zbulohet roli i ‘noterëve të drogës’
3 Dhjetor, 22:53
-
VIDEO/ Përsëritet rasti 'Dwamena' në Spanjë, futbollisti pëson arrest kardiak në fushë! E shpëton pajisja
3 Dhjetor, 22:27
-
VIDEO/ E nisur nga Ekuadori, sekuestrohen 300 kg kokainë në Spanjë! 11 të arrestuar, mes tyre dhe shqiptarë
1 Dhjetor, 20:35
-
Francë/ Po transportonin rreth 70 kilogramë kanabis, dy shqiptarët marrin dënime të ndryshme pasi njëri bashkëpunoi me drejtësinë
1 Dhjetor, 20:06
-
VIDEO/ Momenti tronditës kur skafistët hedhin nga varka në det emigrantët! 4 prej tyre vdesin, të tjerët me not përpiqen të dalin në breg
30 Nëntor, 11:24
-
Merr kasafortën dhe hidhet nga ballkoni, 'dështon' grabitja e shqiptarit në Spanjë! Arrestohet nga policia
29 Nëntor, 20:41
-
Kultivuan mbi 1400 bimë kanabis, arrestohen 2 shqiptarë dhe një kolumbian në Spanjë
29 Nëntor, 18:43
-
Ishin kthyer në tmerr, arrestohet banda me 8 shqiptarë në Spanjë! Banorët që patrullonin natën njoftuan policinë! Report tv zbardh emrat dhe fotot
29 Nëntor, 11:19