Rritet deri në 1 mijë lekë çmimi i bukës, 'Report TV' vëzhgim në furrat në Tiranë! Në Elbasan banorët kundërshtojnë rritjen e çmimit

Në furrën e zonës së Xhamllikut në Tiranë, çmimi i bukës 800 gram, ose e njohur si buka masive, është rritur me 10 lekë. Deri dy ditë më parë kushtonte 80 lekë, sot ajo shitet me 90 lekë.

Më përpara me sa u ka pas shitur buka?

Buka 80 lekë, kurse tani 90 lekë.

Me sa janë rritur?

Me 10 lekë dhe 5 lekë.

Rritje të çmimit ka edhe në produktet që tregtohen në furrë. Një byrek i vogël kushton 25 lekë.

"Byreku nga 30 lekë është bërë 40 lekë, një byrek i vogël ishte 20 lek u bë 25 lekë.  Byreku 70 lekë është bërë 80 lekë", thotë shitësja.

Ajo pretendon se ndryshimi në çmime u bë pas rritjes së miellit.

"U rrit mielli prandaj. Si fillim reaguan keq njerëzit, po e kanë pranuar pastaj", shprehet ajo.

Në zonën e Kinostudios, lajmet për rritjen e çmimit të bukës janë edhe më të rënda. Pronari i furrës këtu thotë se janë njoftuar për rritjen e çmimit të miellit e për pasojë, do të rritet edhe ai i produkteve deri tek petullat. Vlera nuk do të mbetet me 10 lekë, por një bukë do të shkojë 1 mijë lekë.

"Këto të shoqatës së bukës thonë që do shkojë deri në 100 lekë", thotë shitësja.

Këtu zonën e Mine Pezës në Tiranë, çmimi i bukës nuk është rritur akoma, ajo vazhdon të tregtohet me 80 lekë. Shitësja nuk di gjë akoma pse në vendin ku ajo punon, pronarët nuk e kanë ndryshuar.

"Nuk e ka rritur akoma çmimin, nuk e di se cila është arsyeja. 80 lekë siç ka qenë është", thotë ajo

Në njërën nga furrat e rrugës "Fortuzi", burrë e grua pronarë justifikojnë rritjen e çmimit të bukës, pavarësisht se akoma nuk e kanë marrë vendimin. Ata thonë se rritja e çmimit të miellit, është shkak kryesor, por ka edhe disa faktorë të tjerë.

"Kjo ka ardhur gjithmonë në ngritje, tani arriti aty ku nuk mban më. 550 lekë një kile, duke i futur dhe këto të tjerat pastaj që tek taksat, që te energjia, energjinë njëherë na e kanë dyfishuar. Unë nuk e kam rritur cmimin dhe bie në konflikt me ato që e kanë rritur. Po vazhdoi rritja sic është dhe ne do ta bëjmë si të tjerët. Një bukë masive është 800 gram dhe shitet 80 lekë", shprehen ata.

Por çmimi i bukës nuk është rritur vetëm në Tiranë. Në Elbasan një nga prodhuesit më të vjetër Xhevat Koburja, thotë se ishte i detyruar për shkak të miellit që e blen më shtrenjtë.

"Kjo vjen rritja e çmimit që u bë sepse nuk ka grurë gjithë bota, u pasua prodhimi hipi çmimi i grurit edhe kështu na e futën. Qe 50 lekë kg u bë 90 lekë kg", thotë ai.

Banorët e këtij qyteti nuk e kanë pritur mirë lajmin për bukë më të shtrenjtë. Ata thonë se shqiptarët konsumojnë sasi të lartë brumërash, dhe kjo do ndikojë në ushqyerjen e tyre.

"Nuk e kemi të përballueshme sepse ku të punojmë përshembull nuk kemi vende pune, kemi vetëm këto që ca do shesim, ca të bëjmë nga toka që të hamë", shprehen ata.

Të parët që njoftuan për situatën, ishin importuesit të cilët thanë se çmimi I grurit në tregjet ndërkombëtare është rritur me rreth 130 dollarë për ton brenda një viti. Rritja e çmimit të grurit, sipas tregtarëve, ka ardhur për shkak të rënies të prodhimit nga shtetet si: SHBA, Kanada dhe Rusi. Thatësirat ndikuan si te rënia e prodhimit, ashtu edhe te rendimenti.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fjfjfj: 14/09/2021 18:40

    Sondazhi i ditës: Sipas jush përplasja Basha-Berisha e forcon apo dobëson PD-në? Kjo ka rendesi. Per buken mendon qeveria qe mezi e kemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Të premten Ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Të premten Ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv