Fundjava ka sjellë një numër të lartë pushuesish nga Kosova në bregdetin shqiptar, çka ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e fluksit të automjeteve gjatë kthimit drejt Kosovës. Si pasojë, trafiku vijon të jetë tepër i rënduar përgjatë segmentit Milot-Morinë të Rrugës së Kombit, duke shkaktuar vonesa dhe bllokime të herëpashershme për drejtuesit e mjeteve.

Pavarësisht pranisë së shtuar të policisë rrugore në terren, menaxhimi i situatës paraqitet i vështirë për shkak të numrit të madh të automjeteve që janë vërsulur në këtë aks që prej pasdites së sotme.

Pamjet e dërguara nga qytetarët për Report TV tregojnë radhë të gjata mjetesh dhe një fluks që ende nuk ka shenja lehtësimi.