Në janar u dha më shumë kredi, u tërhoqën 23.3 mld lekë! U rritën kursimet në lekë u ulën në valutë

Tirane - Viti 2024 ka nisur me rritje të vlerës së kredisë së dhënë nga bankat. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë huaja që kanë disbursuar bankat në janar ishte në nivelin më të lartë që prej vitit 2016 në këtë muaj. Rreth 23.3 miliardë lekë ishte kredia e dhënë në muajin e kaluar, nga 16.5 miliardë lekë që u dha në janar të vitit të kaluar.

Pjesa më e madhe e kredisë së tërhequr ka qenë në lekë, me rreth 12.7 miliardë lekë, kjo edhe për shkak të forcimit të lekut, dhe normave më të favorshme të interesit.

Në këtë muaj të parë të vitit pesha më e madhe e kredisë ka shkuar për sektorin i tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve, ndjekur nga ndërtimi, energjia elektrike, industria përpunuese dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme.

Nga ana tjetër në janar kanë pësuar rritje me 25.1 miliardë lekë edhe depozitat sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Në fund të muajit individët bizneset dhe institucionet kishin të depozituara në sistemin bankar mbi 1.3 trilionë lekë, nga 1.2 trilionë në janar të vitit të kaluar.

Prej muajsh tashmë po vërehet tendenca e qytetarëve dhe bizneseve për ti rritur depozitat në Lekë, kjo edhe për shkak të zhvlerësimit të fortë të valutave prej 1 viti. me afro 37 miliardë lekë janë rritur depozitat në lekë, ndërsa në valutë në raport me janarin e vitit të shkuar janë ulur me afro 11.8 miliardë lekë.

Rritje të lehtë në këtë muaj të parë ka regjistruar edhe paraja jashtë bankave. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë jashtë bankave në muajin e kaluar qarkulluan 388,3 miliardë lekë nga 387,5 miliardëlekë që ishte vjet me një rritje prej  821 milionë lekësh.

KREDIA E DHËNË PËR EKONOMINË
Janar 2023        16,548 miliardë lekë
Janar 2024        23,386 miliardë lekë
Rritja                 +6,838 miliardë lekë
VLERA E DEPOZITAVE
Janar 2023        1,295,401 milionë lekë
Janar 2024        1,320,556 milionë lekë
Rritja                   +25,155 milionë lekë
PARAJA JASHTË BANKAVE
Janar 2023        387,505 mln lekë
Janar 2024         388,326 mln lekë
Rritja                    +821 mln lekë

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'