Sipas AKEP-it, Posta Shqiptare zë 68% të tregut me total të ardhurash në vlerën 2.037.596.000 lekë.
Posta Shqiptare pasohet nga "DHL Albania" që zë 13 % të tregut, "TNT Express Albania" me 6 %, "Albanian Courier" me 5 %, "United Transport" me 3 % .
Të ardhurat në vitin 2014 u rritën 10 % më shumë se në vitin 2013. Vjet në shërbimin postar u investuan 141.184.903 lekë, ose 2.4 herë më shumë se në vitin 2013.
Sipas AKEP-it, shërbimet postare synojnë sigurimin e shërbimit postar universal, një e drejtë aksesi në shërbimet postare për përdoruesit duke siguruar një minimum shërbimesh me cilësi dhe çmime të përballueshme për gjithë përdoruesit pavarësisht vendndodhjes gjeografike.
Sipas të dhënave nga "Posta Shqiptare" janë 553 zyra postare gjithsej për ofrimin e shërbimeve bazë postare nga Posta Shqiptare.