Pronat duket se do të jenë në vëmendje të qeverisë në këto muajt e mbetur të këtij viti. Në postimet e dhëna në facebook, kryeministri Rama shprehet për një fotografim nga ajri të territorit, si dhe me rritjen e fondit të kompensimit për ish- pronarët. Fotografimi nga ajri do të jetë një mjet që do të shërbejë për ALUIZNI-n, por dhe për një formë dixhitalizimi të hipotekave apo dhe të institucioneve të tjera që do të punojnë me to.