Nafta dhe gazi do të kushtojnë më shtrenjtë në vend, duke filluar nga dita e sotme. Sipas vendimit të Bordit të Transparencës, që u mblodh ditën e djeshme, çmimi i naftës do të jetë 245 lekë për litër, duke pësuar një rritje prej 12 lekësh. Nafta me shumicë tregtohet me 233 lekë për litër.
Rritje të ndjeshme ka pësuar edhe çmimi i gazit, ku nga 93 lekë/litri që ishte, ka shkuar në 110 lekë/litri, pra 17 lekë më shumë.
Ndërkohë çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar që prej vendimit të mëparshëm të Bordit të Transparencës, 218 lekë/litri.
Këto çmime do të mbeten të pandryshuara deri më 1 prill, kur Bordi i Transparencës do të mblidhet sërish me qëllim pasqyrimin në çmim të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
"Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 25 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi: Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 233 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 206 lekë/litër për periudhën 26 mars- 1 prill 2022; Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 26 mars – 1 prill 2022, të jetë 245 lekë/litri; Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 26 mars- 1 prill 2022, të jetë 218 lekë/litri; Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 26 mars- 1 prill 2022, të jetë 110 lekë/litri dhe me shumicë 98 lekë/litër", thuhet në njoftim.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, në të kundërtën do të ndëshkohet duke nisur nga gjoba nga 2 mln lekë për ato që tregojnë me pakicë deri në 10 mln lekë për shumicën, por edhe heqja license nëse shkelja është e përsëritur.
Bordi i Administrimit të Karburanteve u ngrit pikërisht për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet.
Shum bukure kjo ashte politika shqiptare.
PërgjigjuE di qe deri diku me vjen mire per keto çmime... thjesht per te pare sa mazokist eshte votuesi mavi... sa thelle duron per partine
PërgjigjuKur bëhet fjalë që çmimi është i ulur, këta e vendosin për 2-3 ditë. Kur është i lartë dhe me shumë gjasa mund të ulet, këta e fiksojnë çmimin për një javë. Hajde bord hajdeee...
PërgjigjuPrisni deri tu ndèrsejè kryeministri ata deputetèt e terrenit. Do ua kapin spekulantève, do ua bèjnè qullè. Ashtu de. Èshtè shtet ky yni, èshtè qeveri e mbushur me zonja qè 140 mijè lekè tè vjetra tè ardhura mujore, i klasifikojnè si "diçka normale" qè nuk pèrbèn shqetèsim pèr mbijetesèn e qytetarève,,por ama, janè tè forta si Mic Sokoli apo Taulant Palla. Shteti i kapur, ky shtet si pordhè e plevitosur qè vidhet nga hajdutèt nè krye tè tij, jo vetèm qè nuk ka asgjè plan ndihmues pèr pèrballimin e situatès por edhe mundohet tè mbushè gropat e zeza tè keqmenaxhimit, duke vjedhur bashkè me spekulantin.
PërgjigjuO ju vraft zoti ishalla o edi rama , o mos e gdhish diten e neserme , maskara kriza qe i sajon vet , zoti ju mallkofte
PërgjigjuBordi i transparences duhet te bej te pamunduren qe ta mbaj nen kontroll cmimin e naftes. Shpresojm qe te kthehet ne normalitet gjith kjo situat
PërgjigjuDuke qene se eshte lufte per te gjithe boten skemi pse tja vejm fajin qeverise per cdo gje.
PërgjigjuPo per sufllaqet me mish pule ke naj ankese? Apo me i cik salce kosi shtyhen rehat ????????
Cmimi i naftes po ndryshon cdo dite ne bursa , sanksione te reja po vendosen cdo dite , nuk eshte faji i bordit per rritjen e uljen e cmimit.
PërgjigjuGjys sufllaqe se është rrit çmimi.
Nafta eshte ne rritje per shkak te kesaj situate lufte e cila ka ndikuar ne te gjithe cimet edhe ne te gjithe produktet
PërgjigjuTë të rrojë partia e shpresojmë te shkojë 5000 lekë për litër.
Keta jane maskarenj se ska mundesi!! Jane teresisht abuzive dhe me paracaktim, cmimi i gazit nuk ka ndryshuar fare ne burse ketu rritet 17 lek, tmerr. Rritja eshte totalishte e pajustifikuar me 20 lek per liter ndersa kur ulet 6 lek, tvsh dhe taksat ne koke.ky hajduti po na keput nga leket. Kjo eshte e pdurueshme nuk ka ku te shkoj me, nuk po mbajme dot familjet me buke o maskara qe e ke mendjen vetem te vjedhesh.
PërgjigjuBordi i Legalizimit te Spekulimit
Përgjigju