Rritet me gati 50% numri i subjekteve që kalojnë në status pasiv, bizneset: Ka rënë puna, konsumi i ulët

Rritet me gati 50% numri i subjekteve që kalojnë në status pasiv, bizneset: Ka rënë puna, konsumi i ulët

Foto ilustruese

Ermal Mezini prej vitit 2012 kishte një servis celularësh në lagjen e Komunës së Parisit. Korriku 2018 do të ishte muaji i fundit për dyqanin e tij.

“U detyrova që ta mbyll për të vetmen arsye se nuk kisha punë, situata për biznesin e vogël në Shqipëri sa vjen dhe po bëhet më keq. Unë mbylla dyqanin që punoja prej shtatë vitesh, për shkak të humbjeve shumë të mëdha, veçanërisht në muajt e fundit”. Tani Ermal Mezini, ka thënë se po punon në të njëjtin profil, si i punësuar diku.

Aida Vojka thotë për Monitor se për gjashtë muajt e fundit në agjencinë e saj të pasurive të paluajtshme, HomeInvest, nuk kishte ndodhur asnjë transaksion. “Vendosa të bëj një periudhë pushimi, mund ta rihap sërish në një moment të dytë- tha ajo për Monitor.

Ina Dede, në muajt e parë të 2018-s vendosi që të hapte një bar-kafe pranë Qendrës Kristal, Për të cilën shumë shpejt do të bënte kërkesë për pezullim aktiviteti.  Arsyeja sipas saj ishte konsumi shumë i dobët.

Njësoj ka qenë situata edhe për biznesin e zotit Muke Meko, i cili kishte një dyqan rrobash të përdorura në Njësinë 5. “Puna ishte dobët dhe unë u detyrova që ta mbyll. Për shkak edhe të problemeve shëndetësore nuk mund ta ndiqja nga pas” tha Meko që e kishte hapur biznesin që në 2015-n.

Gjërat nuk kanë shkuar mirë as për bizneset në fushën e konsulencës. Inida Xhaxho bëri kërkesë për pezullim aktiviteti në 30 korrik 2018. “Nuk arrita që të siguroj më kontrata dhe duke qenë se nuk kisha më punë vendosa që ta pezulloj aktivitetin”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i subjekteve që kanë kaluar nëstatus pasiv ka shënuar një rritje tëndjeshme përgjatë pjesës së parëtë këtij viti. Sipas listës së subjekteve pasive, që përditësohet çdo ditë nga tatimet, në total numri i subjekteve që kanë kaluar nësubjekt pasiv për periudhën 3 janar-31 korrik është 8,081, me një rritje të ndjeshme prej 48% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas shifrave të përpunuara nga Monitor. Me këtë ritëm rezulton se mbyllen 38-39 subjekte në ditë.

Në janar ishte numri më i lartë i subjekteve të mbyllura, ndërsa ai erdhi në ulje në dy muajt e mëpasshëm(shih grafikun). Por, që nga prilli, subjektet që kaluar në status pasiv erdhën në rritje. Kjo përkon edhe me hyrjen në fuqi të vendimit për uljen e pragut të TVSH-sëpër bizneset e vogla nga 5 në 2 milionë lekë. Tatimet konstatuan qëshumë biznese po mbylleshin dhe po hapeshin me emër tjetër, ndërsa subjekte tëtjera me nivee minimale fitimi deklaruan se do tëmbyllnin aktivitetin sa të rrezikonin me TVSH.

Për periudhën prill-korrik 2018 rezulton se kanë kaluar në status pasiv 5651 subjekte, me një rritje prej 62% në krahasim me tënjëjtën periudhë të një viti më parë.

Tirana ka numrin më të lartë të subjekteve të mbyllura, me 3140, apo 38% të totalit, në linjë me peshën qëzënë bizneset nga kryeqyteti ndaj totalit të ndërmarrjeve në ekonomi. Më pas renditen Durrësi, Shkodra, Fieri, Vlora (shiko grafikun).

Me përjashtim të 5 subjekteve që i përkasin Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, pjesa dërrmuese a atyre që janë mbyllur janë mikro-biznese, me të vetëpunësuar.  Shqipëria ka sipas, INSTAT 35.8% e totalit të të punësuarve në vend që janë të vetëpunësuar, duke na renditur në vend të dytë në botë pas Kolumbisë, sipas të dhënave të tjera të OECD dhe Komisionit Europian. Shtete të tjera ku norma e vetëpunësimit kalon 30% të totalit të vetëpunësuarve është Meksika me 31.5%, Turqia me 32.4%, Brazili 32.9%, Greqia 34.1%.

Në rajon pas Shqipërisë renditet Kosova, ku norma e vetëpunësimit ndaj totalit të të vetëpunësuarve sipas Agjencisë Së Statistikave të Kosovës për vitin 2017 përllogaritet 23.5%, në Serbi 21.4%, në Mal të Zi, 19.1%. Maqedonia dhe Bosnja kanë një normë më të ulët të vetëpunësimit me përkatësisht 12.8% dhe 12.7%, sipas statistikave zyrtare.

Shqipërisë i mungojnë ndërmarrjet e mëdha. Vetëm 41 kompani kishin më shumë se 500 punonjës, sipas renditjes së 100 punëdhënësve më të mëdhenj, të publikuar me Tatimet. Ndërsa rreth 100 kompani kanë më shumë se 250 punonjës, (në Shqipëri ka rreth 108 mijë ndërmarrje aktive në fund). Për rrjedhojë, vetëpunësimi ka qenë forma kryesore e sigurimit të të ardhurave në vend, i cili po goditet për shkak të rënies së konsumit, por edhe ndryshimit të modelit të ekonomisë (hapjesë së zinxhirëve të supermarketeve dhe qendrave tregtare).

Hapjet e bizneseve të reja

Qendra Kombëtare e Biznesit i publikon periodikisht të dhënat për regjistrimet e bizneseve të reja. Sipas tëdhënave të saj zyrtare, për vitin 2017, kishte 19,041 subjekte të reja të regjistruara gjithsesj. Ndërsa tatimet kanë publikuar për 5 mujorin 2018 se janë regjistruar 9477 subjekte. Marrë nga Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri