Jo më bllokim të biznesit! Nëse paguan gjobën brenda 30 ditëve për moslëshim kuponi nuk pezullohesh

Jo më bllokim të biznesit! Nëse paguan gjobën brenda 30 ditëve për moslëshim kuponi nuk pezullohesh

Foto ilustruese

Bizneset që shkelin rregullin e moslëshimit  të kuponit tatimor për herë të dytë, nuk do t’u mbyllet aktiviteti për 30 ditë nëse ata paguajnë brenda këtij afati gjobën e vendosur, ku përfshihet edhe tatimi me kamatvonesën.

Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një projektligj, i cili sjell një masë lehtësuese për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e  COVID-19, si dhe problematikave të shkaktuara si ekonomike ashtu edhe sociale.

Periudha e karantinimit gjatë pandemisë për shkak të përhapjes së COVID-19 ka shkaktuar dëme ekonomike në biznese. Për moslëshim të kuponit për herë të dytë, ligji parashikonte të mbyllej për 30 ditë aktiviteti dhe t'i vihej gjobë në shumën 50 mijë lekë biznesit.

Njëkohësisht nga janari i vitit të ardhshëm për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë zerohet tatimi mbi fitimin dhe ata me xhiro 10 milion lekë në vit nuk do të kenë përgjegjësi tatimore me TVSH.

Sistemet e tanishme fiskale  do të vazhdojnë të funksionojnë në të njëjtën mënyrë deri në fillimin e efekteve ligjore të ligjit të fiskalizimit, i cili është planifikuar të nisë në janar të vitit 2021.

(Kliko këtu për të lexuar relacionin e projektigjit për procedurat tatimore)

(Kliko këtu për të lexuar projektligjin për procedurat tatimore )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj