Rritet nafta dhe benzina, 5 lekë për litër në të gjitha pikat e shitjes

Konsumatorët e rregullt të karburanteve janë ndodhur ditën e sotme përballë surprizës së pakëndshme, të çmimeve të rritura të benzinës dhe gazoilit në të gjitha pikatë e shitjes me pakicë. Për herë të parë nga fillimi i muajit maj, të gjitha pikat e shitjes me shumicë në Shqipëri kanë rritur njëherazi, siç ndodh vazhdimisht në vendin tonë, çmimin e karburanteve. Nga 178 lekë për litër që shitej mesatarisht gazoili, tani atë e gjen me 183 lekë.

Kjo pasqyron direkt rritjen graduale të çmimit të hidrokarbureve në të gjitha tregjet botërore. Tanimë nafta bruto standard amerikane shitet mbi 80 dollarë për fuçi, ndërkohë që më parë kishte arritur të zbriste edhe më poshtë se niveli 40 USD.

Koniunktura

Mendohet se në këtë nivel është arritur si pasojë e ndryshimeve gjeopolitike, që kanë të bëjnë me situatën në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimin e rrezikut të luftrave, sidomos me fërkimet mes Iranit dhe Izraelit. Është pikërisht Irani, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, që po kritikohet ngado këto ditë se po e përdor si armë çmimin e naftës duke ndikuar për rritjen e tij. Ndërkohë vitet e fundit çmimet kanë qenë shumë të ulta.

Krahasimi

Në tregun vendas, duket se çmimet kanë prekur nivelin më të lartë që nga viti 2014. Ky çmim prej kohësh ka qenë shumë i lartë, jo vetëm krahasuar me vendet fqinjë, por edhe me vende me nivel shumë herë më të lartë jetese se Shqipëria. Sipas agjencisë së specializuar Global Petrol Prices, vendi ynë është në vendin e tetë në Evropë përsa i përket shtrenjtësisë së karburanteve. Me 1.45 euro për litër në shitjen me pakicë të gazoilit, tanimë Shqipëria rezulton të jetë barazuar me çmimin e dieselit në vende si Zvicra, ndërkohë që më shtrenjtë se tek ne dieseli është në Itali, Norvegji, Francë apo Islandë.

Ndërkohë, të gjithë vendet e rajonit e kanë më të lirë karburantin.

Çmimi

Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut. Por kryesorja është një barrë shumë e lartë fiskale shtetërore, që sot fiksohet në rreth 93 lekë për litër.

Kryesisht, në vendin tonë, deri tani, grosistët e naftës janë marrë vesh gjithnjë për të ulur apo rritur në të njejtin moment çmimet e shitjes. Megjithatë, ndodhin edhe çudira, po të kesh parasysh se në zona të parrahura gjen edhe pika karburanti me emra të panjohur, që përdorin naftë nga grosistë të caktuar, por që mbajnë çmime shumë më të ulta. Llogaritet që në Shqipëri të operojnë rreth 1.400 pika karburanti, ndërkohë që ekspertët gjykojnë se do të mjaftonin 300 si numër optimal për nevojat e vendit. Shumë pika po luajnë kështu me cilësi të ulët, duke shitur diesel 10 ppm deri edhe me 170 lekë për litër, në një kohë kur çmimi i shitjes me pakicë, po të respektohen të gjitha rregullat, nuk mund të shkojë më poshtë se kaq. Kjo mund të duket normale në kushtet e konkurrencës, por anormale po të shkohet më poshtë se kostot./Monitor/

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK