Udhëtimi me tren duket një histori nga e kaluara, megjithatë rritja e çmimit të naftës e për pasojë kostos së udhëtimit mund të bëjë që qytetarët ta mendojnë këtë alternativë.

Sektori i hekurudhës në Shkodër ka rikthyer në punë trenin e linjës Shkodër-Laç, çdo të martë në orën 06:00 dhe kthimi në orën 12:45. Çmimi i biletës vajtje-ardhje është vetëm 150 lekë dhe udhëtimi zgjat 2 orë.

 “Hekurudha Shqiptare ka vënë në dispozicion një tren për besimtarët. I cili do të kryejë këtë destinacion Shkodër –Laç dhe anasjelltas.  Çmim Shkodër-Laç vajtje është 95 lekë, ndërsa Shkodër-Laç dhe anasjelltas është 150 lekë të reja”-tha Astrit Pasha, Shef Sektori në Hekurudhën.

Hekurudha Shkodër-Vorë ishte një nga hekurudhat që ndërtoi regjimi komunist në Shqipëri në vitin 1985. Ajo fillonte që nga stacioni hekurudhor në Vorë e përfundonte në Shkodër. Prej vitesh ky sektor ka degraduar, ndërsa linja Shkodër-Laç përdorej në 98 për qind të rasteve për transportin e mallrave.