Rritet ndjeshëm numri i të vdekurve nga COVID, Ministria e Shëndetësisë apelon: Vaksinimi mënyra më e shpejtë për t’iu afruar fundit të pandemisë

TIRANË-Në vend situata e shifrave të COVID është përkeqësuar ndjeshëm. Ditët e fundit është vënë re një rritje e numrit të personave që kanë ndërruar jetë.  Nisur nga kjo situatë ka qenë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila përmes një mesazhi, ka apeluar qytetarët që të vaksinohen.

"Mos e neglizhoni vaksinimin duke dëgjuar broçkullat e kujt nuk ka as edhe një minimum humanizmi dhe përgjegjshmërie. Sfida që disa i bëjnë shkencës dhe mjekësisë, refuzimi për të pranuar mendimet e ekspertëve më të mirë në Botë, që thonë se vaksina është arma më e fuqishme që ka sot njerëzimi, është një mendjelehtësi që ka pasoja të rënda. Dhe pasojë më të rëndë se sa humbja e jetës, unë nuk di të ketë. Ndaj sot dua t’ju drejtohem jo vetem si Ministre e Shëndetësisë, por dhe si vajzë, si motër dhe si nënë, të gjithë atyre që ende nuk janë vaksinuar. Vaksinohuni për të shpëtuar jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj të afërm", apeloi Manastirliu, e cila nënvizioi se se shumica dërrmuese e të shtruarve janë të pavaksinuar.

Ministrja e Shëndetësisë tha se të dhënat e rasteve të prekura, na tregojnë efikasitetin e vaksinave anticovid.

"Incidenca e rasteve të cilët janë vaksinuar dhe kalojnë sëmundjen pavarësisht nëse janë shtruar ose jo në spital, është 22 herë më e ulët në krahasim me incidencën e rasteve, të cilët nuk janë vaksinuar. Gjë e cila tregon vlerën që ka vaksinimi. Fakti që në të dhënat tona javore incidenca e sëmundjes është tepër e lartë tek të pavaksinuarit, si matje rezulton 20-30 herë më e lartë, tregon efektin domethënës të vaksinave", tha Manastirliu.

Vaksinimi anticovid vijon në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar, çdo ditë të javës, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet me kartën e identitetit. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,693,555 doza të vaksinës ndaj COVID19, ndërsa 760,960 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,045,310 vaksina antiCOVID

Në 24 orët e fundit në vendin tonë, 10 qytetarë nuk e fituan dot betejën me koronavirusin. Si rezultat i 5.150 testimeve, 826 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19Tirana mban numrin më të lartë të infektimeve, e ndjekur më pas nga Fieri, Lushnja e Durrësi. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut