Rritet numri i 15-vjeçarëve që përdorin drogë! Toksikologu në Fier tregon simptomat që kanë

Numri i adoleshentëve që përdorin kanabis dhe marijuanë është rritur ndjeshëm nga viti në viti.

Mjeku toksikolog i spitalit të Fierit, Lulzim Banushi thotë se adoleshentët që fillojnë përdorimin e substancave apo drogërave bimore, ndryshojnë sjellje, ndaj prindërit duhet të jenë shumë të vëmendshëm kur shohin se fëmijët bien në mësime, kërkojnë para, kanë pagjumësi, nervozizëm, rrahje të shpejta zemre dhe axhitim psiko-motor. Në këto raste, prindërit duhet t’i çojnë për konsultë tek psikologu, psikiatri, neurologu dhe patjetër konsulta toksikologjike.

"Këto raste janë të moshave 15 -vjeçe -16 vjeçare që është një moshe shumë e rrezikshme për t'u bërë kandidate për abuzim substancore, ata që fillojnë drogërat e lehta mund të shkojnë tek më të rëndat.  Simptomat: Axhitim, rrahje të forta zemra, ndonjëhere në gjendje kome. Vihet re me shqetësim kohët e fundit rritja dhe shtimi i  rasteve me abuzim me substanca, alkool dhe drogërat e forta, kokainë dhe heroinë. Me axhitime psikomotore, preokotaze”, tha toksikologu Lulzim Banushi.

Toksikologu thotë se nuk ka statistika të përdoruesve të drogërave të ndryshme, pasi ata shkojnë në spital vetëm kur pësojnë overdozë. Spitali i Fierit disponon statistika për përdoruesit e heroinës që marrin metadon. Në qarkun e Fierit janë 60 persona, të moshës 25-40 vjeç në trajtim me medikamentin metadon, ku 4 raste të reja u paraqitën nga Janari e deri më sot. 

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar