TIRANE- 923 të mitur shqiptarë rezultojnë azilkërkues në territorin italian nga janari 2013 deri në gusht të 2014, nga të cilët 388 azilkërkues të mitur janë regjistruar vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti. Këto shifra u bën publike nga ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani, në workshopin për emigrimin e të miturve të pashoqëruar nga Shqipëria drejt vendeve te BE. Duke iu referuar Italisë, Gaiani deklaroi se shumica e të miturve tentojnë të migrojnë për arsye ekonomike dhe në kërkim të punësimit, duke shfrytëzuar edhe hyrjen lehtësisht përmes regjimit të liberalizimit të vizave. Ndaj, sipas tij, qeveria shqiptare duhet të shqyrtojë keqpërdorimin e liberalizimit të vizave.
“Keqpërdorimi i liberalizimit të vizave për hyrjen e parregullt të të miturve të pashoqëruar në vendet e tjera të BE duhet të shqyrtohet me tej për të parandaluar migracionin e parregullt të të miturve”, tha ambasadori Gaiani.
Përfaqësuesi i delegacionit të BE Clive Rumbold, deklaroi se në Shqipëri prej vitit 2010 ka përfunduar plan veprimi për mbrojtjen e të miturve, ndaj ky boshllëk në legjislacion ka sjell fluks të azilkërkuesve shqiptar, i cili ndikon jo vetëm në rritjen e krimit ekonomik në vendet që migrojnë të miturit, por edhe në shfrytëzimin e tyre për krim të organizuar.
“Qeveria shqiptare duhet të informojë familjet e të miturve mbi rreziqet që mund të ekspozohen fëmijët e tyre larg kujdesit familjar. Së dyti qeveria duhet të zbatojë gjerësisht legjislacionin për mbrojtjen e të miturve, dhe së treti duhet të ndërmarrë politika mbështetëse për familjet e të miturve përmes arsimit dhe punësimit”, tha Rumbold.
Për të parandaluar këtë fenomen në rritje ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi se ministria nën drejtimin e tij po bashkëpunon me të gjitha institucionet e vendeve homologe në vendet e BE, për të verifikuar cdo rast azilkërkuesish. Ndërsa për të gjithë fëmijët e kthyer do të ofrohen shërbime integruese.
Gjatë workshopit u theksua se në të gjithë Europën rezultojnë mbi 12 mijë azilkërkues të mitur.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO