Rritet numri i divorceve në Lezhë. Vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 200 raste. Ndër shkaqet kryesore që çojnë drejt divorcit mbetet dhuna në familje, tradhtia bashkëshortore dhe gjendja e rënduar ekonomike. Eksperti Besmir Frroku, pranë Gjykatës së Lezhës thotë se gratë përbëjnë numrin më lartë të padive të cilat kërkojnë zgjidhje martese.
"Nga praktika ime e punës, në 70%-80% të rasteve është gruaja ajo që i drejtohet gjykatës. Ndër shkaqet kryesore që hasim në përditshmërinë e punës janë dhuna në familje që shtohet vazhdimisht. Kemi vazhdimisht urdhëra mbrojtje që rriten. Kemi tradhëti bashkëshortore. Gjithashtu edhe kushtet ekonomike të këqija. " ka thënë Besmi Frroku.
Ndërkohë divorcet po kthehen në shqetësim edhe për familjet Kuksiane. Sipas avokates Aurora Guska, numri i divorceve është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa shkak mbetet emigrimi i paligjshëm.
"Pranë gjykatës së rrethit Gjygjësor Kukës në krahasim me vitin e kaluar numri I divorceve është dyfishuar. Ku shkak tashmë nuk është gjendja ekonomike, besnikëria , por emigrimi i paligjëshëm. Ku familjari, bashkëshorti, kryefamiljari ka emigruar për punësim dhe pasi ka kaluar tre mujorin dhe mospasja e letrave është bërë shkak që ai të mos kthehet më në gjirin e familjes. Një fenomen tjetër janë dhe rrjetet sociale." ka deklaruar Aurora Gucka.
Këtë vit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës janë bërë 81 divorce e 30 kërkesa të tjera janë në shqyrtim.Vetëm për muajin shtator janë përfunduar 15 çështje divorci.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.8%
-
Jo
25.9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 711
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurbin/ Do shiste dy qese me kanabis, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari
30 Mars, 11:17
-
‘Flasim përmes ngjyrave’/ Ekspozitë unike në Lezhë nga fëmijët me Sindromën Down, prezantohen 61 punime artistike
29 Mars, 17:21
-
Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Lagunën e Patokut, dëmtohet një ambient pranë një lokali
29 Mars, 17:08
-
Eduart Ndocaj: Berisha duhet të ishte në burg te 313-ta dhe jo në fushatë, antishqiptar që ndihmoi serbët! Të hetohen krimet e tij që nga 1991, përfshi dhe aksidentin e Olldashit
28 Mars, 19:44
-
Shëndeti oral, 430 mijë depistime në shkollat e Lezhës, problem mungesa e ndërgjegjësimit për të kryer kontrolle
28 Mars, 18:53
-
Moti i keq në Lezhë/ Era e fortë dëmton linjat elektrike, disa zona pa energji
27 Mars, 12:42
-
Frrok Çupi: Shtegu i Mendimit, që përuroi dje Edi Rama, nisi te Mrizi i Altinit
26 Mars, 22:50
-
Mjeshtrja e elektromotorëve në 'Një nga ne': Fitova miliona me avolzhimet, por nuk e do askush si punë
26 Mars, 21:10
-
Kultivoi kanabis dhe iu gjet kallash në banesë në 2024, pranga 45-vjeçarit në Kukës! Droni 'kapi' parcelat me drogë (VIDEO)
26 Mars, 13:49
-
Ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
26 Mars, 12:28
-
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona
25 Mars, 18:51
-
Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën
25 Mars, 17:09
Danu e q motren se edhe kjo ju ka met se te tjerat i keni ne rregudh
Përgjigju