Rritet numri i fluturimeve në Aeroportin e Kukësit! Udhëtarët nga Kosova: Është më lirë se sa në Prishtinë

Fluksi i udhëtareve në aeroportin e Kukësit është rritur gjatë sezonit të verës. Pjesa më e madhe janë emigrantë nga Kosova, të cilët shprehen të kënaqur me çmimet dhe procedurat në aeroportin e ri. Është rritur numri i fluturimeve në Aeroportin e Kukësit, ku vihet re fluksi i udhëtareve, kryesisht emigrantë nga Kosova që shfrytëzojnë këtë trafik ajror për të kaluar pushimet në vendin e tyre.

"Kemi zgjedh Kukësin se jemi këtu afër në Prizren. Është më lehtë për ne! Çmimet e biletave janë më lirë se në aeroportin e Prishtinës dhe Tiranës, edhe procedurat të thjeshta. Vij nga Prizreni dhe po iki në Mynih, jemi të kënaqur", tha udhëtarët.

Nga muaji prill e deri në qershor nga aeroporti i Kukësit numërohen 40 fluturime me Gjermaninë, Zvicrën dhe Austrisë. Ndërsa numri i pasagjerëve gjatë këtyre dy muajve është 2 mijë 728, ku 2 mijë 232 janë shtetas të huaj.

Po kështu gjatë sezonit të verës fluks ka dhe në doganën e Morinës. Të shumtë janë shqiptarët e Kosovës që vijnë për pushime në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri 24 mijë udhëtarë, ndërsa autoritetet doganore po zbatojnë procedurën e përshpejtuar të kalimit në kufi.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja