Rritet numri i grave me kancer gjiri, preken moshat e reja, onkologia në Fier: 26 gra të diagnostikuara në 3 muajt e fundit

26 gra janë diagnostikuar me kancer gjiri gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator. Një shifër kjo alarmuese, që kërkon më shumë kontroll ndaj kësaj sëmundje.

Kryesisht të prekura janë gratë e grupmoshës 44 - 64 vjeç por nuk përjashtohen edhe rastet në moshat e reja. Mjekja onkologe e spitalit të Fierit, Elona Tola shprehet se tashmë kanceri i gjirit po zbulohet dhe tek 27 vjeçaret.

"Jo vetëm grupet e riskut që janë gratë e moshave mbi 40 vjeç, vihet re se ka ulje të moshës  së diagnostikimit të kancerit të gjirit  duke futur edhe grupmoshat  mbi 25 vjeç.  Prandaj në momentin qe  vajzat, gratë evidentojnë një  nodus, një ndryshim kur ato bëjnë  vetë-ekzaminim të gjirit  nga ana e tyre, menjëherë  t'i referohen mjekut specialist  onkologut  dhe kryerjes së ekzaminimeve sepse është ulur mosha e diagnostikimit të tij, dmth nuk është më ajo moshë 40 vjeç,  por flasim  për mosha 27 vjeçare të diagnostikuar me kancer gjiri, 30 vjeçare. Që në këto mosha kjo patologji  është më agresive që ka shumë rëndësi në  kapjen në kohë", tha mjekja

Ajo e vë theksin tek depistimi i popullatës, duke u shprehur se në spitalin e Fierit prej muajit qershor është vendosur aparatura e mamografisë, që u vjen ndihmë grave të gjithë qarkut.

"Mamografia është një aparaturë që nga muaji Qershor i 2021 është vendosur në ambientet e spitalit të Fierit dhe është e fundit e teknologjisë  dhe me këtë rast i ftoj të gjitha gratë për pjesën e depistimit  për të evidentuar nëpërmjet këtij ekzaminimi  praninë sa më të hershme të kësaj sëmundje që është thelbi kryesor i diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Ftoj të gjitha gratë që janë grup risku mbi moshën 40 vjeç  të kryejnë konsulta me onkologun", u shpreh Tola.

Onkologia shprehet se kryerja e ekzaminimeve dhe kontrolleve të vazhdueshme do të parandalonte avancimin e sëmundjes. Kësisoj sa më herët të kapet kanceri i gjirit aq më e mundur është për të shpëtuar jetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet