Prirja e të rinjve në Shqipëri për të përdorur marijuanën është në rritje. Për këtë ekziston një debat i madh lidhur me legalizimin e saj në Shqipëri ose jo. Pas legalizimit të kësaj substance edhe në dy vende të SHBA-së po ndihet diskutimi që marijuana të jetë legale edhe në vendin tonë.
Kjo pasi edhe pse kjo substancë këtu është nuk është legalizuar ajo përdoret në mënyrë ilegale. Sipas drejtorit, Genci Muçollari të qëndrës së toksikimit të personave që përdorin drogra të ndryshme në qëndrën “Aksion Plus” thotë se “shtatë deri në tetë për qind e të rinjve deklarojnë që e përdorin marijuanën dhe midis rasteve tona që ne i kemi në shërbimin e provës ka shumë të rinj që edhe janë dënuar madje jo vetëm për përdorimin e marjuanës por edhe të shitjes së saj”, thotë ai.
Marijuana është deklaruar si droga që futet tek të lehtat e cila nuk të krijon varësi. Ai thotë se “ka ardhur koha që duhen bërë disa rregullime në kodin penal në mënyrë që përdorimi vetjak, të përcaktuar në doze, të jetë i ndryshëm nga drogat e tjera që në rastin e marjuanës duhet të jetë më i lartë”.
Mirëpo sipas Muçollarit në përcaktimin e kësaj droge duhet të dihet doza e përdorur dhe për të kjo substancë nuk duhet të ndalohet pasi në mënyrë të tillë mund të bëhet një kontrroll më i mirë i tregut të shitjes dhe përdorimit nga të rinjtë. Ai thotë se “deri sa prirja është që të përdoret nuk ka asgjë të keqe që të hapet si debat. Por, gjithmonë duhet të jetë në mënyrë të kontrrolluar si në Hollandë", vijon ai.
Drejtori i “Aksion Plus” e justifikon legalitetin e kësaj substance edhe në moskontrrollin e substancat e tjera siç janë pijet alkoolike. “Unë besoj se të çarat e para në sistemin e ndalimit siç ndodhi edhe me pijet alkoolike njëherë e një kohë janë bërë”, thotë ai.
Jo vetëm në metropol por edhe në rrethe të tjera, si Lazarat, Fier dhe Vlorë kjo substancë përdoret dhe për më tepër kultivohet. Edhe si përdrim vetjak këtë substancë nuk mund ta ndalosh sepse ajo mund të mbillet edhe në shtëpi. Genci Muçollari thotë se “duke parë që marijuana mund mbillet kudo edhe në përdorim vetjak, kjo duhet riparë dhe kërkon një shqyrtim më të madh popullor, rang parlamentarë dhe politik-marrje në lejimin ose jo të saj”, vijon ai.
Përsa i përket dëmeve që kjo substancë shkakton tek njerëzit, ai thotë se kjo drogë nuk krijon varësi dhe nuk ka dëme në qoftë se nuk merret në dozë të madhe. Ai totë se “marijuana nuk të çon në vdekje”. Një dozë e lehtë e marjuanës apo hashashit shkakton eufori, çlodhje, të qeshura, përqëndrime ndaj objekteve të ndryshme, apo një ndjenjë përgjumje. Ndërsa në doza të forta jep gjendje ankthi, konfuzion, paranojë, dhimbje koke, të vjella etj.
Vende si Uruguaj, Argjentina, Meksika, Venezuela dhe Hollanda kanë dhënë shenja në përdorimin dhe kontrrollimin e saj. Kjo substancë, marijuana, e cila nuk të çon në vdekje është më pak e dëmshme se cigarja. Sipas statistikave në botë duhanpirja është një ndër vrasjet më të mëdhaja ndërsa marijuana qëndron në fund të listës për vrasje. Muçollari thotë se “marijuana lë dëme që nuk maten kollaj. Nga duhanpirja ka dëme më të mëdha edhe për njerëzit rrotull. Nga pirja pasive në Amerikë vdesin rreth tre mijë persona”, shtoj ai.
Konsumimi i marjuanës është gjykuar si i dëmshëm për shëndetin e njerëzve por edhe si i domosdoshëm për disa lloj sëmundjesh.
Sipas studimit të Komunitetit Evropian të Ekonomisë, marijuana konsumohet nga 71, 5 milion njerëz në gjithë botën. Sipas studiuesve ky numër është gjithnjë në rritje.
Marijuana është ekstrakti i luleve dhe bimëve të thara. Kjo bimë tymoset duke u përzjerr me duhan në llulla apo në cigare. Ekziston dhe përzjerja e kanabisit me ushqimin, ku në këtë rast ai asimilohet nga rrugët e aparatit tretës.
Bima e marjuanës përmban substanca psikoaktive që janë konsideruar si "droga e butë", dmth substancat psikotrope e paaftë në krijimin e varësisë.
Termi Marjuana, fillimisht eshte përdorur në Meksikë. Fletët e kërpit janë simboli i mbulimit të marjuanës. Kremi i hashashit është përdorur për qëllime medituese nga indian Sadhu dhe nga shumë murgj budistë në Nepal dhe në rajonin e Himalayan.
Të pish një cigare marjuanë nuk do të thotë që patjetër kjo do të çojë drejt përdorimit të substancave të tjera siç dëgjojmë zakonisht. Është e vërtetë që përdoruesit e substancave të tjera kanë përdorur si fillim kanabisin, por jo të gjithë përdoruesit e kanabisit bëhen patjetër konsumatorë të drogave të tjera të paligjshme.
Efektet negative të saj janë problemet me kujtesën, problem të perceptimit lidhur me shikimin, zhurmat, kohën dhe prekjen. Shkakton probleme me mënyrën e të menduarit dhe zgjidhjen e problemeve, dridhje të lehta duarsh, rritjen e të rrahurave të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, ulje të sistemit imunitar si dhe efekti më i keq që është kancer i mushkrive.
Kultivimi i bimëve narkotike, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Por kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se njëherë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)