KOSOVË- Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë! Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 599 persona dhe janë raportuar 17 viktima.
Në raport me ditën e djeshme numri i rasteve të reja pozitive është ulur, ndërsa ai i viktimave është rritur.
Numri i pacientëve të cilët kanë fituar betejën me COVID-19 është 868 gjatë 24 orët e fundit.
Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Gjilan 63 raste, Ferizaj 62 raste, Mitrovicë 46 raste, Gjakovë 44 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Vushtrri 26 raste, Lipjan 19 raste, Deçan 11 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Klinë 9 raste, Leposaviq 8 raste, Drenas 7 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Zubin-Potok dhe Zveçan.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç).
Numri total i infektimeve ka shkuar 100.135, ndërkohë që ai i viktimave është 2.039 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar më 28 mars kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.
Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet ishin mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh janë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19.
Megjithatë ne vend pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të tjera të AstraZeneca, pjesë e 100 mijë e 800 dozave të premtuara nga COVAX.
Edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Zemja ka njoftuar se tashmë Kosova ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të vaksinave anti-COVID, Pfizer.
Disa ditë më parë në vend ka nisur vaksinimi i personave mbi 85-vjeç në të gjithë vendin.