Rritet paga minimale për policinë
private, ja kush përfiton

Rritet paga minimale për policinë<br />private, ja kush përfiton
TIRANE- Paga minimale e një polici privat do të jetë 31500 lekë në muaj. Ligji për shërbimin privat të sigurisë fizike u miratua dje në Komisionin e Sigurisë dhe parashikoi edhe pagën minimale për policinë private e cila do të jetë sa paga minimale plus gjysmën e vlerës së saj. Konkretisht paga minimale e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave është 21 mijë lekë në muaj dhe së bashku me gjysmën e vlerës së saj do të shkojë në 31500 lekë në muaj dhe do të paguajnë vetëm sigurimet shoqërore, pasi tatim mbi të ardhurat nuk kanë për shkak të paketës fiskale. Kësisoj një polic privat me miratimin e ligjit të ri do të përfitojë rreth 30 mijë lekë në muaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë