Rritet pagesa për aftësinë e
kufizuar, sa marrin kujdestarët

Rritet pagesa për aftësinë e<br />kufizuar, sa marrin kujdestarët
Qeveria ka vendosur të rritë pagesën për aftësinë e kufizuar. Pagesa për invalidët do të jetë 10.140 lekë. Gjithashtu 10 mijë e 140 lekë të reja do të përfitojnë edhe kujdestarët. Këtë pagesë do ta përfitojnë ata persona që kanë humbur pjesërishtë aftësinë, apo që kanë pësaur dëmtime fizike të ndryshme.

Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, bëhet 10.140 lekë në muaj. Këtë pagesë e përfitojnë : Personat, të cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, psikiko/mendore, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me punësimin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i personit me aftësi të kufizuar”, - thuhet në vendimin e qeverisë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump