Rritet prania e efektivëve në veri të Kosovës, Sveçla: E domosdoshme! Qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me policinë

Rritet prania e efektivëve në veri të Kosovës, Sveçla: E domosdoshme! Qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me policinë

Xhelal Sveçla

Policia e Kosovës ka rritur praninë e efektivëve në veri të vendit. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e vlerëson të domosdoshme si një mënyrë që të të ofrohej siguria.

“Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”, shkroi Sveçla.

Po ashtu kërkoi se qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me policinë e Kosovës.

“Sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit. Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla.

 Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar më 6 dhjetor pasi disa grupe të qytetarëve serbë kanë penguar hyrjen e zyrtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor në zyrat e këtij institucioni në veri, me qëllim të përgatitjes për zgjedhje, dhe kështu kanë shkaktuar incidente me armë zjarri.

Për incidente të tilla është raportuar në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës. Një ditë më vonë, në Mitrovicë të Veriut është raportuar për dy shpërthime me shok bomba.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?