Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është ndaluar pak momente më parë në pikën kufitare të Vërmicës, mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas burimeve për Report Tv, Hyseni është vetedorezuar tek autoritetet kosovare dhe më pas u është dorëzuar autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.

Hyseni ka shkuar në kufij e shoqëruar nga disa automjete, por ende nuk është e konfirmuar nëse personat që ndodheshin brenda makinave ishin agjentë të BKH-së ose jo.

Nuk është bërë e ditur se drejt cilit institucion është shoqëruar pas kalimit të kufirit dhe kur do të ekzekutohet zyrtarisht masa e sigurisë e kërkuar ndaj saj.

Deri tani nuk ka pasur një njoftim të plotë nga Policia e Shtetit, SPAK-u apo autoritetet e Kosovës mbi rrethanat konkrete të ndalimit dhe dorëzimit të Hysenit.

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, caktoi sot ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga detyra si drejtoreshë e SHISH. Ajo akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Zhvillimet pasuan vendimin e kryeministrit Edi Rama për ta liruar Vlora Hysenin nga detyra e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.


Lajmi kryesor:

Hetimet për Agasin/ Kreu i SHISH dorëzohet në Kosovë, autoritetet e shoqërojnë për ekzekutimin e arrestit shtëpiak! 2 të tjerë në pranga, SPAK kontrolle Prodës