KUKËS- Edhe katër metra kanë mbetur për kuotën maksimale të liqenit të Fierzës i cili është ngritur në nivelin e 292 metrave, duke ju afruar kuotës maksimale 296 metra.
Sipas të dhënave nga Koorporata Energjetike Shqiptare situata në Kaskadën e Drinit është përmirësuar falë prurjeve natyrore dhe reshjeve.
Në liqenin e Fierzës prurjet janë aktualisht 250 m3/s ndërsa të katër turbinat e HEC-it janë në punë.
Përmirësimi i situatës hidrike në Kaskadën e Drinit ka rikthyer ekuilibrat në sektorin energjetik e për rrjedhojë edhe shitje të mbiprodhimit të energjisë.
Në sajë të ujërave të bollshëm, sistemi elektroenergjetik shqiptar ka nisur të eksportojë një sasi të mirë të energjisë dhe të përmirësojë gjendjen financiare, të rënduar nga importet në sasi të mëdha të energjise gjatë muajve të mëparshëm.
Vetëm gjatë janarit të këtij viti, KESH-i ka realizuar rreth 15 milionë euro nga eksporti i energjisë. E po kështu KESH ka eksportuar më shumë se 135 mijë megavatorë energji. Në të njëjtin hark kohor Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka depozituar në Kosovë gati 164 mijë megavat/orë energji, për ta marrë pas gjatë qershorit.
Vetëm dy ditët e fundit nga sistemi elektroenergjetik shqiptar, Korporata Elektroenergjitike e Kosovës, ka marrë nga 1024 megavat-orë. Ndryshe nëse viti do të rezultojë i lagësht Shqipëria mund ta lë prapa krahëve gjendjen e krizës në furnizim me energji e cila mbetet në fuqi deri në qershor 2023.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
11.1%
Vota total: 621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Personazh/ Jeta e vështirë e blegtorëve në Has! Dina: 3 km çdo ditë për të kullotur delet, edhe maleve u kanë dalë pronarët
16 Mars, 15:49
-
Kukës/ Radhë të gjata kamionësh në Morinë, procedurat doganore krijojnë kaos në transportin e mallrave në Vërmicë
13 Mars, 17:50
-
Plagosi me thikë 46-vjeçarin në Bajram Curri, arrestohet i riu
13 Mars, 10:16
-
Lista e Kukësit/ Eduard Shalsi drejton garën e socialistëve në qark, u bashkohet ish-deputeti i PD-së Zeneli dhe ish-prefekti Hallaçi
12 Mars, 20:56
-
SPECIALE/ Historia e Elez Tërshallës, 83-vjeçari që dikur ishte i pari dhe sot i fundit frezator në Kukës
9 Mars, 12:40
-
Has/ ‘Lagjja e Londrës’ në periferi të Krumës me të moshuar, djemtë ndërtuan vilat, por jetojnë në Britaninë e Madhe
9 Mars, 08:54
-
Kukësi prezanton trajnerin e ri, rikthen njeriun e titullit kampion
6 Mars, 15:40
-
Rikthehet kontrolli i pasaportave në Morinë, qytetarët: S’ka radhë në kufi
6 Mars, 13:45
-
Mirditë/ Po shkarkonte shtyllat e drurit nga kamionçina, plagoset rëndë elektricisti i OSHEE-së, e zunë nën vete! Dërgohet te Trauma, nisin hetimet
5 Mars, 16:13
-
Disa zona në Tiranë në ‘black out’ për gati 7 orë, rikthehet energjia elektrike, morën flakë kabujt elektrikë në Shkozë
5 Mars, 14:39
-
Në kërkim nga Austria për trafik droge, 30-vjeçari arrestohet në pikën kufitare të Morinës
5 Mars, 14:12
-
SPAK çon për gjykim kreun e Bashkisë Tropojë, Byberi dhe zv.kryetarin: Lejuan hapjen e dy rrugëve në kundërshtim me ligjin, 277 milionë lekë dëm
4 Mars, 12:53