TIRANË- Pas një rënie, çmimi i naftës në vend është rritur sërish. Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja, ku siç vihet re nafta do të shitet me 252 lekë litri, nga 243 që ishte më parë. Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, i cili duke filluar nga sot do të shitet me 241 lekë, nga 235 që ishte më parë. Ndërsa çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshim dhe do të vijojë që të shitet me 81 lekë për litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00.

‘Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.’- njofton Bordi.

                    Ishte                     Bëhet
Nafta           243 lekë/litri           252 lekë/litri           
Benzina      235 lekë/litri            241 lekë/litri           
Gazi            81 lekë/litri              81 lekë/litri

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës