Rritet sërish numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 828 raste dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Rritet sërish numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 828 raste dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Vijon të jetë i lartë numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 828 persona dhe janë raportuar 8 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është rritur.

Ditën e djeshme janë regjistruar 704 raste pozitive dhe 5 persona humbën jetën si pasojë e COVID-19.

Numri i pacientëve të cilët arritën të fitojnë betejën me COVID-19 është 744, gjatë 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 361 raste, Vushtrri 65 raste, Mitrovicë 59 raste, Podujevë 41 raste, Pejë 37 raste, Gjilan 34 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 29 raste, Ferizaj 27 raste, Obiliq 15 raste, Prizren 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 12 raste, Shtime 11 raste, Klinë 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 9 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Skenderaj 7 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Novobërdë 3 raste dhe Hani i Elezit 1 rast.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (64, 77 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (64 vjeç), Obiliq 1 rast (84 vjeç), Rahovec 1 rast (72 vjeç), Shtime 1 rast (68 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkruar 80.621, ndërkohë ai i viktimave është 1.744 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ditën e sotme pritet të mblidhet komiteti ekspertëve me qëllim shqyrtimin e situatës epidemiologjike dhe ndryshimin e masave anti-COVID.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës