Rritet skepticizmi për koalicionin LDK – LVV, pezullohen takimet mes Kurtit dhe Mustafës

Rritet skepticizmi për koalicionin LDK – LVV, pezullohen takimet mes Kurtit dhe Mustafës

Edhe pse ishin zotuar se do t’i shpeshtonin takimet me qëllim të arritjes së marrëveshjes finale për bashkëqeverisje, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa nuk janë ballafaquar me njëri-tjetrin që nga dita e shtunë. 

Teksa 'Nyja Gordiane' mes dy partive vazhdon të jetë posti i presidentit, gjasat janë minimale që një takim mes dy partive të ndodhë sot.

Pavarësisht se ishte paralajmëruar se do të ketë takime të shpeshta në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës për mundësinë e bashkëqeverisjes, dy liderët nuk janë takuar që nga e dita e shtunë dhe gjasat janë minimale që të takohen sot.

Posti i presidentit është pika kyçe në të cilën dy partitë nuk po pajtohen, pasi që është LDK-ja ajo që po insiston se ky post duhet t’i takojë asaj, ndërsa Vetëvendosja është shprehur disa herë radhazi se posti i presidentit nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve.

Ndërkohë dje, teksa i ka komentuar zvarritjet e arritjes së koalicionit, kreu i LDK-së Isa Mustafa ka mohuar se bisedimet me LVV-në kanë ngecur, por që të dyja partitë janë duke tentuar t’i harmonizojnë qëndrimet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 18/12/2019 14:12

    Problemi ka marr permasa te thella.LVV sikur dron, ka pasiguri nga marrja e qeverisjes-besimin e Sovranit, dhe pas nje fitoreje jo edhe shume te thelle nga I dyti LDK dhe I treti PDK,LDK mori iniciativen, sikur ka vrejtur kete pasiguri mosbesim te LVV ne vetveten e saja,Ka filluar te merr hapat e avansimit epersise, Tash, praktikisht LDK eshte sikur te ishte fituesja e zgjedhjeve,jo qe pesoi humbjen e rrathes,po drejton dhe kushtezon dialogun,duke deshmuar nenshtrimin gradual te Albinit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!