PENIANI- Rritet edhe më shumë tensioni në gadishullin korean. Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong premtoi të forcojë arsenalin bërthamor. Lajmi u bë i ditur dje nga agjencia zyrtare koreanoveriore Kcna.
Duke folur në hapje të seancës plenare të Komitetit Qëndror të Partisë së punës, mbledhja e parë që prej shtatorit 2010, Jong konfirmoi se Peniani do të përmirësojë “sistemet e parandalimit të sulmeve bërthamore". Sipas Kcna, Jong ka thënë se "armët bërthamore nuk jam një modhenë shkëmbimi politik apo për një marrëveshje ekonomike”
Korea e Veriut deklaron se është gati të qëllojë edhe bazat amerikane në Japoni në rast lufte në gadishullin korean, shkruante dje Rodong Sinmun, e përditshmja e Partisë së Punës në Korenë e Veriut e cila specifikonte bazat ushtarake në Misawa (prefekturë e Aomori), Yokosuka (prefekturë e Kanagawa) dhe Okinawa, të Japonisë
Nga ana e saj Korea e Jugut sot premtoi se “do t'i japë një përgjigje të fortë” agresionit të Koresë së Veriut, duke rritur në këtë mënyrë tensionin në gadishull. Presidentja e Koresë së jugut Park Geun-hye i tha sot zyrtarëve të Mbrojtjes se i kishte marrë shumë seriozisht kërcënimet e Penianit.
"Nëse do të ketë ndonjë provokim kundër Koresë së jugut dhe njerëzve të tij do të ketë një reagim të forte pa asnjë paralajmërim politik"- tha presidentja e Koresë së Jugut.
Kërcënimi vjen pak ditë pasi Peniani deklaroi se ndodhet në gjendje lufte me Korenë e Jugut, gati dhe për një luftë bërthamore nëse Korea e Jugut dhe SHBA do bashkohen kundër saj.
SERI MANOVRASH TË MARINAVE USHATARAKE SEUL-UASHINGTON
Marinat ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-së do të zhvillojnë një seri të re manovrash ushtarake në prill, të ndara në katër faza kryesore, si pjesë e manovrave stërvitore të përvitshme 'Foal Eagle', që do të përfundojnë pas 30 ditësh. Synimi i manovrave, njoftoi agjencia koreajugore Yonhap, ''është shfaqja e kapaciteteve në operacionet e zbarkimit dhe taktikat ndërhyrëse dhe manovra të njësiteve të mekanizuara''.
Funksionarë të Seulit njoftuan se marinsat amerikanë të cilët po zhvillojnë manovra stërvitore do dërgohen në diskutimet taktike të linjës së parë lidhur me provokime të mundshme të Koresë së Veriut./
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com